Presheva, ende pa tekste në gjuhën shqipe

* Ndonëse në Preshevë dominon popullsia shqiptare, nxënësit në këtë vend ende kanë mungesë të teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Ky problem ka kohë që po e përcjell këtë komunë.

Lulëzim Mehmeti, ndihmësdrejtor në shkollën fillore ”Ibrahim Kelmendi”, tregon se në shumë lëndë kanë mungesë të teksteve shkollore. E, për të mbajtur orët mësimore, mësimdhënësit detyrohen që të huazojnë tekste të gjuhës serbe e që të njëjtat t’i përkthejnë.

Mehmeti tregon se kanë bërë përpjekje të vazhdueshme që njëherë e përgjithmonë të kenë tekste të bollshme në gjuhën shqipe, por për këtë pengohen nga Republika e Serbisë.

Ndërkohë që nxënësit shqiptarë në Luginë nuk kanë literaturë në gjuhën shqipe, nxënësit serbë në Kosovë mësojnë me planin arsimor të Serbisë nga ku edhe furnizohen me tekste shkollore. /Tribuna Channel/

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

RIZA HALIMIT I BESOHET UDHËHEQJA E TRUPIT KOORDINUES

* Ka kohë që është përfolur që pas zgjedhjeve të fundit Trupi Koordinues...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *