Serbia kërkon që Lugina t’i bëjnë “simbolet e veta kombëtare”

* Vendosja e flamurit kombëtar sot në ndërtesat e komunave të Preshevës e të Bujanocit me rastin e Ditës Pavarësisë së Shqipërisë, me gjasë ka zemëruar zyrtarë të Beogradit, transmeton Koha.net.

Për këtë arsye, kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë (Luginë e Preshevës) Zoran Stankoviq, ka thënë se Serbia më herët u kishte ofruar shqiptarëve të këtyre komunave në Serbi të dizajnojnë e t’i bëjnë simbolet e veta kombëtare, porse, ka shtuar, përgjigje për këtë ofertë ende nuk ka.

“Ne i kemi ofruar minoritetit kombëtar shqiptar të dizajnojë simbolet e veta kombëtare të cilat duhet të dallohen nga simbolet kombëtare në shtetin amë. Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur”, citon FoNet të ketë thënë Stankoviq.

Ai, duke folur për kremtimin e Ditës së Flamurit në Luginën e Preshevës ka thënë se “detyra jonë në periudhën e ardhshme është që ata vetë (shqiptarët) , pasi t’i propozojnë simbolet e veta kombëtare, ato edhe t’i bëjnë dhe kështu kjo çështje të hiqet nga rendi i ditës”.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

KONKURS: KREDI TË PAKTHYESHME PËR VETËPUNËSIM

– Në kuadër të projektit “Mbështetje për komunat në përmirësimin e përfshirjes...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *