Nëntor Lugine !

* Presheva është qytet që me 20 minuta vrap e shëtit të gjithin…

Shpeshherë ndodh që gjatë këtij vrapimi mu në rrugë kryesore kanë me t’u bë këmbët me baltë, e me u rrëzu nga gropat që janë të mbushura me ujë e nuk shihen fare. Për një moment ke me u nervozu, se ke me ndje një të ftohtë deri në palcë, por aq shpejtë ka me t’u ofru dora e dikujt saqë ke me harru të ftohtin.

Ka me të ndodhë qe në qarshi ke me pa se si lexohet e flitet për histori nip e gjysh! Ke me pa ndër breza se si flitet për mësuesit më të mirë të kohëravë, të paktën nana akoma më flet për mësimet, që u ka mësuar mësues Xhemaludini!

Edhe pse shpesh, sheh se si zihemi në kafiteritë e qytetit, ka me të ndodhë me pa se si dëgjohet Ezani, e ashtu bashkë kemi me vrapu , t’u i lënë bisedat ne gjysmë, e për të bërë hallall cdo gjë!

Ke me pa, e cka nuk ke me pa, ke me dëgju , e nuk di cka nuk ke me ndëgju!
Herë bardh, herë zi, më shumë bardh se zi. Por, zi jo rrallë e për mall!

Presheva është qytet qe të bën me e dashtë , të paktën Nëntori si muaj, na ngjallë shumë edhe na bën më të dashtun!
Kjo puna fizike për besë si cdo herë e lodhshme, stresuese, e mundimshme, bile bile shpesh po mundet me ndërhy në njerëz e me prish miqësi.

Të paktën, me mbledh nënshkrime për zgjedhje, nuk është punë e lehtë!

E kjo puna që po na bën bashkë e më të dashtun është kur kemi festa, mezi se po e pres daten 28, e di që atë ditë në Bujanoc kam me pa një nder organizimet më të mira në shqiptari, e di se kam me i pa edhe kushërinjtë e babës së babës , e di që kam me pa fytyrat që me vite nuk i kam pa, e di se kam me pa burra që kanë me lotu kur lëshohet “Himni I Flamurit” i gjithe shqiptarëve. Aty kanë me u thënë këngët më të mira shqipe, fëmijët kanë me recituar poezite e Fishtës, Cajupit.

Nejse, para se me ardh data 28, u gëzova për të 14, Teatri i Preshevës bëri hapjen e festivalit “ Ditët e Komedisë Shqiptare”, nga fotografite që shihja është problem mos me thënë që , Presheva është qyteti i kultures, duke e pa teatrin aq zemër- marrës, aq funksionues, saqë njerëzit nuk e kisha menduar që kaq shumë e duan një gjë të tillë.
Dhe kur e kanë e duan më shumë se kur nuk e kishin pasur!

Edhe njëëëëëëëë,,,,shumë e rëndësishme, data 25, në këtë vend sa “troha e bukës”, që i themi, kane me u mbledh qindra fotograf, kanë me ardh prej 31 shteteve, ata do të garojne në Preshevë për fotografi.
“Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë”, është bërë oda e dikurshme e shtëpive tona, nejse tash femrat po kryekuvendojnë!

Më e mira është se prej ketyre secili në gjuhën e vet, theksin, amerikan apo anglez, gjerman a Italian , kane me përmend me zë, se cka kanë pa, cka kane fotografu në të voglën Preshevë! Dhe këtë e bëjnë të mundur disa djem e vajza që angazhohen me mish e shpirt për të bërë dicka për vendin e tyre.

Nëntori kasollen e ka ne Luginë, aty i nxehen muret shtëpive, aty tymojnë oxhaqet më shumë,………..
Nëntori është muaji i dashnisë, dashnisë për art, kulturë…..
“Nëntori në Luginën e kuqe”!

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Dionesa Ebibi

Sot ndihemi shqiptarë dhe jo Kosovarë e Preshevarë….!

* Festë, jo vetëm në Shqipëri! Sot, kudo në shqiptari festohet Dita...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *