Ministri Tahiri kërkon 40 mijë euro për një shkollë në Bujanoc

29.08.2012.Pula_podjela knjiga u knižarama Photo: Basso Company

* Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar se do t’i kërkojë Qeverisë së Kosovës ndarjen e 40 mijë eurove për renovimin e një shkolle në Bujanoc, pasi, gjatë vizitës së tij dy ditë më parë atje, i ishte shprehur shqetësimi për kushtet e rënda të nxënësve.

Tahiri ka shkruar në profilin e tij në Facebook se do të propozojë që këto mjete të merren nga Ministria e Drejtësisë, të cilën e udhëheq ai.

“Sot do t’i kërkoj Qeverisë së Republikës së Kosovës ndarjen e 40 mijë eurove për renovimin e një shkolle në Bujanoc, me propozimin që këto mjete të sigurohen nga buxheti i ministrisë që drejtoj unë. Nxënësit e kësaj shkolle e kanë të domosdoshëm përmirësimin e kushteve dhe ky ishte një shqetësim që dëgjova nga Kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, gjatë vizitës që pata dy ditë më parë atje”, ka shkruar Ministri Tahiri.

Ai, po ashtu, ka thënë se Lugina e Preshevës ka nevojë për përkrahjen e institucioneve kosovare dhe përkushtimi duhet të rritet./ GazetaMetro.net

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Islami Enver Hasanit: Presheva nuk u këmbye me Leposaviqin

– Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami,...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *