DOKUMENT: SHQIPRIMI KEQPËRDORI 2 MILION DINAR PËR MOBILA

* Pas problemeve të paraqitura që nga fillimi i qeverisjes së Preshevës nga koalicioni PVD – APN muaji dhjetor i vitit 2016 ishte muaji kur filloi të shihej fundi i këtij koalicioni. Hartimi i buxhetit komunal për vitin 2017 ishte shkaku kryesor që përshpejtoi prishjen e koalicionit qeverisës të Preshevës të përbër nga PVD-ja dhe APN-ja.

Ky moment kur publikisht bisedohej vetëm për tema të rëndësishme politike, nga udhëheqësi i komunës, kryetari i Alternativës për Ndryshim u shfrytëzua që të manipulohej maksimalisht buxheti i mbetur i komunës duke angazhuar militant të APN-së për të përfituar nga pagesa të paligjshme.

Për shkak se Shqiprim Arifi nuk kishte pranuar mundësinë e pranim-dorëzizmit të dokumentacioneve dhe postit të kryetarit u desh shumë kohë që të kuptoheshin keqpërdorimet e bëra muajt e fundit të qeverisjes së tij. Gjatë kësaj kohe keqpërdorimi i parë që u publikua ishte edhe kontrata me Telekomin e Serbisë për telefoninë mobile.

Kontrata me kompaninë e telefonisë mobile Telekom Serbia me nr. 35-01-047607-000026 e që u nënshkrua me datë 28.12.2016 nga ana e Shqiprim Arifit obligon Komunën e Preshevës që 24 muajt e ardhshëm (deri në dhjetor të 2018) të paguaj shërbimet e kompanisë Telekom me vlerë minimale prej 65.000,00 dinar në muaj duke mos llogaritur TVSH-në dhe shërbimet e tjera si aparatat celular, romingun, shërbimin MMS etj., të parapara me ofertën e po të njejtës kompani me nr.521402/1-2016. Në këtë ofertë të Telekomit të nënshkruar nga ana e Shqiprim Arifit shihet se aparatat celular të marrura nga Komuna e Preshevës arrijnë shumën me vlerë prej 1.527.800,00 dinar në total duke mos llogaritur TVSH-në. Ky çmim përfshin 3 iPhone 7 plus 32GB, 1 Samsung S7 Edge 64GB, 16 Samsung J7 (2016), 17 Tesla 3.2, një Alcatel Idol 4 dhe një Apple Air iPAD, informacion ky të cilin pas shumë kërkesave Komunës ju dha në dispozicion nga ana e kompanisë Telekom Serbia me datë 04 maj 2017.

Pasi që nuk ishte bërë pranim-dorëzimi asnjëherë nuk u gjendën telefonat mobil të paguara nga Komuna e Preshevës mbi 15.000,00 euro. Me kërkesën e kryetares së tanishme të Komunës së Preshevës, znj.Sinani, në Komunë të Preshevës, kryesisht tek kryeshefi i administratës publike, z.Agim Ymeri, nga funksionerët e APN-së janë kthyer mbrapa pesë Samsung J7 (2016), një Alcatel Idol 4 në gjendje të shfrytëzueshme dhe një Samsung J7 (2016) dhe një  Tesla 3.2 në gjendje të pashfrytëzueshme për shkak të dëmtimeve.

Edhe pse gjatë tërë kohës këshilltarët dhe anëtarët e APN-së mohojnë këtë keqpërdorim me naivitet dokumentet duken të jenë në anën e kundërt.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

28 nëntori tensionon Medvegjën – shqiptarët dalin nga koalicioni / Dokument

* Pas shoqërimit të nxënësve shqiptarë në stacionin policor gjatë ditës së...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *