Premiera e komedisë “Dy buqeta me trëndafila të kuq”

Të martën më datë 25 vjen premiera e komedisë ‘Dy buqeta me trëndafila të kuq’ që mbahet në qytetin e Suharekës.

Është një komedi italiane nga Aldo De Benedeti nën regjinë e Kastriot Saqipit.

Kjo shfaqje ka në qëndër familjen Verani , qiftin Alberton dhe Marinën, të cilë kanë vite s’bashku dhe akoma nuk kanë një fëmijë. Jeta e tyre në çift është shndërruar në monotoni, kjo sepse ai është një inxhinier dhe ajo është një shtëpiake që nuk I mungon asgje .Marina ndoshta e lënë pas dore fillon të ndjen dëshirën për t’u arratisur dhe organizon një udhëtim.

Alberto, personazhi kryesor gjithashtu në kërkim të një aventure, I rastis mundësia për t’i dërguar dy buqeta me trëndafila të kuq një konteshe ,me pseudonimin Misteri por gabimisht lulet bien në duart e gruas së tij. Në anën tjetër kemi avokatin e shtëpisë Tomason i cili duke u munduar ta ndihmojë mikun e tij Alberton e ngatërron situatën edhe më tepër. Që situatën ta bëjë më intriguese dhe tepër të ndërlikuar është shërbëtorja Rosino Pavarësisht që shfaqja është e shkruar në vitin 1935, problemin te cilin e trajton shfaqja do të jetë aktual gjithmonë . Një tregim për burrat dhe gratë me dobësitë e tyre , një lojë e keqkuptimeve , një tekst I cili vë në sipërfaqe paknaqësit që e shoqërojnë njeriun dhe pritjen e tij që diqka t’ia ndryshojë jetën … ndoshta ‘’Dy buqeta me trëndafila të kuq‘’.. Në këtë komedi luajnë aktorët: Brahim Basha Rabije Kryeziu Mirsad Ferati Florieta Bajraktari.
Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Serbia kërkon që Lugina t’i bëjnë “simbolet e veta kombëtare”

* Vendosja e flamurit kombëtar sot në ndërtesat e komunave të Preshevës...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *