Themelimi i APN, lidhja me QSA dhe bashkëpunimi me shtetin / DOKUMENT

* Si është planifikuar dhe në çfarë etapa ka kaluar themelimi dhe promovimi i partisë Alternativa për Ndryshim, shpjegon dokumenti ky dokument të cilin jo vetëm që nuk është publikuar kurrë por edhe nuk është parë nga një shumicë e anëtarësisë së APN-së.

Dokumenti i quajtur “Strategjia Politike” dhe i shkruar nga Shqiprim Arifi shpjegon hapat kryesor si do të duhej Qendra për Solidaritet dhe Avancim të themelojë APN-në dhe definon bashkëpunimin me shtetin, me bizneset dhe mënyrën e arritjes së pushtetit. Ajo që ka ndryshuar në realitet është emri i partisë.

“Ky Think Tank mujtet te kontaktoje edhe Organizata Nderkombetare si Shteterore por edhe joshteterore dhe mujtet me i afru mundesien e nje pergjigje profesionale te nje qeshthjje qe e prek Luginen e Presheves. Mujtet edhe te mare Angazhime (Detyra per te cilen edhe paguhen) nga keto Institucione si shteteror por edhe OJQ, per nje pune profesionale analitike per nje qeshtje te veqant politike, ekonomike apo soziale.” thuhet në pjesën ku flitet për ndarjen e aktiviteteve politike nga Qendra për Solidaritet dhe Avancim.

“Pasi qe fitohet pushteti ne Lugin, gje e cila eshte Pilotprojekti i Levizjes/Grupit, duhet te shfrytezohet kja energji e shpallur nga ,,Solidariteti’’ dhe te gjinden persona adekuat ne gjitha pjese te ballkanit per ta transportuar Ideen e kesaj Grupi/Levizje ne ato vende, kuptohet ne hapin e pare vendave shqiptar. Ketu prap hapi i dyte i Think Tankut dhe puna e saj me vite me rradh i sherben ketij hapi te katert, pasi qe nepermjet konektimit me persona te kesaj sfere, mujtet te lancohet shume shpejt dhe kullaj nje grup inicializues ne ate vend ku synohet. Rjetizimi i ketyre Grupave dhe marja e pushtetave lokale, mujtet te sjelle nje ndryshim te politikes Regjionale dhe ne ndryshim te perberjave parlamentare.”  thuhet në pjesën e planifikimit të marrjes së pushtetit në tërë rajonin.

Krejt në fund Shqiprim Arifi i rikujton bashkëpunëtorëve në transferimin e QSA-së në APN duke i kujtuar me këto fjali “Eshte qeshtja dhe arti i Grupit/Levizjes qe te beje ne ate nivel qe mos te keqkuptohet nga Popullata.”. siAGORA për lexuesit e vet do të publikojë këtë dokument për herë të parë.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Komuna e Bujanocit me kinema 3D

– Drejtori i porsaemëruar në shtëpinë e kulturës në Bujanoc Jetmir Ismaili,...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *