Viti 2017 vit i sfidave për realizimin e të drejtave kolektive

* Apatia politike e faktorit politik shqiptarë që qe karakteristikë e vitit 2015, mjerisht vazhdoi edhe ne vitin që e lamë pas, vit i cili karakterizohet me zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare si dhe me humbjen e administrimit të pushteteve lokale nga ish pushtetarët si ne Preshevë po ashtu dhe në Bujanoc.

Viti 2016 ishte viti i zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare, në të cilat zgjedhje fituan partitë opozitare si ne Preshevë po ashtu edhe në Bujanoc. Pra, ky vit  karakterizohet me  ndryshime të mëdha në udhëheqjen e dy komunave Bujanoc dhe Preshevë, me atë se opozita e djeshme tani udhëheq me to.

Zgjedhjet lokale të prillit u karakterizuan me një fushat zgjedhore ku dominoi gjuha shumë e ashpër  e përfaqësuesve politik ndaj njeri tjetrit, mjete të mëdha financiare për fushatë dhe blerje votash si  dhe premtime të çuditshme, të mos them  megalomane pa bazë reale gjatë fushatës zgjedhore.

Në komunën e Preshevës pas zgjedhjeve lokale erdhi deri te koalicioni i PVD-së dhe partisë së porsaformuar APN-së, një koalicion i panatyrshëm, por i paevitueshëm, pasi qe ishte e pamundur politikisht dhe moralisht të behej koalicioni me PDSH-në, partinë e cila ishte në pushtet lokal për tre mandate rresht, derisa partitë më të vogla si UDSH dhe BDL ishte i pamundur koalicioni pasi nuk kishin fituar këshilltar të mjaftueshëm për një veprim të tillë. Ky koalicion mjerisht gjatë këtij viti nuk arriti të realizoj pothuaj se asgjë nga ajo që kishin premtuar elektoratit të vet, por tërë kohën e harxhoi duke e kritikuar opozitën e tanishme për të bëmat dhe të pabëmat a saja.

Zgjedhjet parlamentare si zakonisht  na gjetën prapë të përçarë dhe të pakoordinuar me Tiranën dhe Prishtinën, të cilën situatë PVD e shfrytëzoi më së miri dhe arriti që e vetme të dal në zgjedhje, e të fitoj një deputet shqiptarë  në parlamentin e Serbisë. Vlen të ceket se ky deputet për here të parë që nga viti 92 prej kur se marrin pjesë shqiptarët ne të, votoi për organet shtetërore të krijuara nga ky parlament, pra votoi për herë të parë në historinë parlamentare të shqiptarëve si participues të ketij parlamenti, kryetaren e parlamentit, një ish politikane radikale dhe një qeveri të formuar nga ish radikalet dhe partisë socialiste të z.Daçiq. Ky veprim i deputetit shqiptarë ishte i papranueshëm për ne, shqiptarët e Luginës, e për mua personalisht i paimagjinueshëm se mund të ndodh kjo qe ndodhi nga deputeti shqiptarë.

Faktori politik shqiptarë ka dështuar në ngritjen e zërit për të drejtat kolektive në vitin 2016, sepse nuk tentoi asnjëherë  të koordinohet në mes veti për të rifilluar dialogun me qeverinë për  të drejtat kolektive të shqiptarëve të Luginës të paraqitura në dokumentin shtat pikësh i cili  ishte aprovuar  për zgjidhje nga vet qeveria serbe, që fatkeqësisht nuk është e interesuar të zgjidhë problemet e shqiptarëve të Luginës konform këtij dokumenti apo platformës politike të shqiptarëve të Luginës.

Nga kjo mund të konkludojmë se, viti 2016, është vit i status kuosë së veprimit politik të shqiptarëve  në aspekt  të kërkesave tona ndaj qeverisë për të ndërmarrë diçka në realizimin e  të drejtave tona kolektive në raport me shtetin serb. Gjithashtu, duhet thënë se kemi dështuar edhe  në koordinimin e veprimeve politike me Tiranën dhe  Prishtinën zyrtare. Përveç  deklarimeve të tyre gojore se do të kujdesen për ne, asgjë konkrete nuk bënë gjatë vitit 2016.

Viti 2017  do të jetë vit i sfidave të shumta. Faktori politikë shqiptarë duhet të ulet në tavolinën e përbashkët për ta diskutuar situatën e rëndë politike si  dhe të konvokojmë kuvendin e këshilltarëve shqiptarë të tri komunave, ku do të diskutohej për veprimet e nevojshme politike për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve, në të kundërtën do të dështojmë ashtu si ne vitin që e lamë pas.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Skender Destani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *