Preshevarja përkrahë Niçes, Bernulit, Jungut..

* Në shtetin alpin jeton një komunitet i madh i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës të shpërndarë gjithandej regjioneve dhe qyteteve të Zvicrës. Çdo herë e më shumë po dëgjojmë për tregime suksesi të shqiptarëve atje. Një i tillë është edhe i shqiptares me prejardhje nga Lugina e Preshevës. Lumturije Ismaili e lindur me 02.05.1984 në Corroticë. Kur kishte vetëm shtatë vite familja e saj migron në Zvicër dhe vendosen në qytetin e Bazelit. Integrimi i shpejtë i fëmijëve të kësaj familje në rrethin e ri shoqëror bëhet shembull edhe për shumë familje tjera. Lumturija me sukses të shkëlqyeshëm përfundon shkollimin fillor.

Ajo vazhdon shkollimin sekondar dhe progjimnazin të cilët i përfundon në vitin 2001. Në vitin 2004 përfundon me sukses të shkëlqyeshëm gjimnazin e Laufenit, i njohur për kriteret dhe traditën në mbarë Zvicrën. Gjatë ndjekjes së mësimeve në gjimnaz tregon interesim të shtuar për shkencat filologjike. Në vitin 2005 regjistron studimet e gjermanistikës në Universitetin e Bazelit. Në ndërkohë fillon punën si mësuese në Binningen. Përpos gjuhës gjermane, Lumturia pasionin që ka për letërsinë dhe gjuhët latine e shndërron në tjetër objektiv duke vazhduar studimet master në gjuhë dhe letërsi italiane, frënge dhe gjermanistikë të cilat i përfundon me sukses në vitin 2016.

Me qëllim të përsosjes profesionale dhe shkencore Lumturia qëndron në vizita studimore në disa shtete evropiane. Në shtator të vitit 2006 qëndron në Universita De Stranieri në Peruggia të Italisë, pastaj në vitin 2011 për një semestër qëndron në Universitetin e Sorbonës në Paris, etj. Që nga viti 2015 punon në gjimnazin në Mynsterplatz. Mjafton të hulumtohet pak në internet për këtë gjimnaz dhe të kuptohet për  vjetërsinë, namin dhe figurat e njohura të shkencës, filozofisë e artit të cilët kanë mësuar ose kanë punuar si mësimdhënës aty.

Fridrih Niçe, Johan Bernuli dhe Bernulët e tjerë, Tomas Platteri, Alfred Drefuys, Kalr Gustav Jung, janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj të cilët kanë punuar dhe mësuar në këtë gjimnaz. Për Lumturijen puna përkrahë këtyre emrave të mëdhenj është privilegj i arritur me plotë mund dhe sakrifica ndërsa për shumë shqiptarë tjerë në Zvicër dhe gjetiu është një shembull i mirë i suksesit të brezit të ri i cili tejkalon suazat e integrimit, derisa ne bashkëvendësit e saj duhet të ndihemi krenarë për suksesin e saj dhe suksese tjera të ngjashme.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Takimi i fundit mes APN – PVD nxjerr në pah problematikat e funksionimit

* Situatë të paqartë ka krijuar lajmi i portalit PreshevaPress rreth problematikave...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *