Shqiptarët e Preshevës janë më shumë se 30% e votuesve

* Viti 2016 për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndonëse ishte vit i shpresës për përmirësimin e pozitës së tyre, megjithatë mund të thuhet se ishte vit i befasisë jo të këndshme.

Zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare nuk dhanë rezultate të mira në këtë drejtim. Skenës politike iu shtua një subjekt i ri shqiptarë, ndërkohë subjektet e “vjetra” politike, freskuan radhët e tyre me prurje të reja, por fatkeqësisht mendësia politike mbeti e njëjtë dhe pa ndryshime.

Fushata parazgjedhore e partive politike ishte e pa koncept, kërkohej ndryshim, zhvillim e shpëtim, por pa një program politik e as ekonomik. Madje gjatë fushatës as që bëhej fjalë për një unitet ndërshqiptarë.

Rezultatet e zgjedhjeve konfirmuan mos unitetin konstant, humbi një mandat i deputetit parlamentar, ndërsa u bënë “rokadat” në pushtet lokale.

Befasia u shënua në Preshevë, subjekti i ri politik arriti që për më pak se një vit funksionimi të fitoj rreth 30% të mandateve të këshilltarëve komunal, pa ndonjë program konkret por vetëm me kërkesën për ndryshim.

Sigurisht që kësaj “fitoreje” i paraprin dështimet e numërta të ish kreut të komunës si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë ekonomik e më shumë në rrafshin kombëtarë. Gjëra që “ekspertët” e subjektit të ri i shfrytëzuan maksimalisht gjatë fushatës, ndërkohë që elektorati ishte dëshpëruar tej mase jo vetëm me pushtetarët e djeshëm por edhe me opozitarët e heshtur. Formimi i koalicionit udhëheqës i emëruar “koalicioni për ndryshim dhe shpëtim” në Preshevë u përcjell me pompozitet dhe propagandë të paparë ndonjëherë qoftë në rrjetet sociale ashtu edhe në portale. Partnerët e koalicionit të ri, subjekti i ri me rreth 30% dhe opozitarët e djeshëm me pak më shumë se 26% të numrit të asamblistëve komunal, firmosën marrëveshjet në njërin nga restorantet e qytetit, derisa në prapavijë kishin pikturën e heroit kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Festa e koalicionit zgjati gati dy muaj…

Ndërsa, fundi i vitit solli ndryshim në pushtetin lokal, në Preshevë, përtej entuziazmit dhe pretendimeve nuk po dëshmohet ndonjë aktivitet konkret për të besuar në energjinë dhe kapacitet për “ndryshim e as për shpëtim” të pozitës së qytetarëve në përgjithësi e në veçanti asaj të shqiptarëve, qoftë edhe në aspektin ekonomik i cili u proklamua nga pushtetarët e tashëm si mundësi e tyre për ndryshime.

Derisa mendimi kritik i medieve dhe gazetarëve, për skandalet e njëpasnjëshme, vazhdon të shihet si pengesë për zhvillim dhe paraqitje të kapaciteteve të kuadrove profesionale të pushtetarëve të rinj, aktivitetet dhe veprimet e këtyre të fundit krijojnë bindjen për kthim në pikën zero të gjendjes së shqiptarëve në këtë zonë. Në këto rrethana habia bie mbi subjektin më të vjetër politik shqiptarë, që është pjesë e “shpëtimit” , në koalicionin aktual, e që për njëzet e pesë vite aktivitet politik ka propaganduar diskriminimin shtetëror të Serbisë ndaj shqiptarëve, ndërsa situatën aktual e përcjell në heshtje…

Ngecja në vend, në kohën kur dinamika e integrimeve Europiane po merr shpejtësinë e duhur për Serbinë, të bënë të dyshosh nëse triumfuesit e zgjedhjeve të fundit dhe pushtetarët e rinj, që nuk përfaqësojnë më shumë se 30 % të votuesve e jo edhe të shqiptarëve, janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë ndaj përpjekjeve dhe sakrificave që janë shënuar me dekada për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve të këtij rajoni.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Dr prof. Baki Rexhepi

Fillimi jo i mirë, por shpresa mbetet se me ndryshim do shpëtojmë!

– Historikisht është thënë se “dita e mirë shihet në mëngjes herët”,...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *