PËRFAQËSUESIT E LUGINËS MIRËPRESIN IDENË E HOXHAJT

* Deklarata e krye diplomatit kosovarë, Enver Hoxhaj, për përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në procesin e dialogut të Brukselit, në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtarë, ka ngritur reagimet e përfaqësuesve politik dhe atyre të shoqërisë civile në Luginë.

Ardita Sinani, kryetare e Kuvendit të Preshevës, ndonëse e ka vlerësuar të vonuar përfshirjen e shqiptarëve të Luginës në procesin e dialogut ndërshtetërorë mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se një gjë e tillë është e domosdoshme.

Sami Salihu, kryetar i Grupit të Këshilltarëve nga radhët e PDSH-së në Kuvendin e Preshevës, duke u bazuar në diskriminim e vazhdueshëm të Serbisë ndaj shqiptarëve, ka thënë se dialogu është forma e vetme e zgjidhjes së kërkesave të shqiptarëve .

Ndërkaq, i pari i Këshillit të Drejtave të Njeriut në Luginë, Belgzim Kamberi, konsideron përfshirjen në dialog të nevojshme, përderisa ai ka kërkuar edhe jetësimin e Rezolutës për Luginën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Derisa pala serbe i përfaqëson edhe interesat e serbëve të Kosovës, kërkesa për përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e natyrshme, vlerësojnë përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. /RTK – Baki Rexhepi

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

RTL.HR: TRAFIKIMI I REFUGJATVE MË FITIMPRURËS SE AI ME DROGË

* Me vazhdimin e ardhjes së refugjatëve trafikantët dhe kontrabandistët e tyre...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *