“Presheva Festive Park” drejt anulimit të aktiviteteve festive !?

* Me ezanin e drekës në ditën e Krishtlindjeve, edhe në qendrën e Preshevës filloi manifestimi për festat e fundvitit. Një imitim i asaj që në Prishtinë quhet “Verë n’dimën” në Preshevë u organizua nga Zyra për të rinj dhe u quajt “Presheva Festive Park”.

Me përkrahjen e ndërmarrjes “Moravica” dhe financimin  nga Komuna e Preshevës, Zyra e të rinjve të Preshevës me ndihmën e një numër të madh vullnetarësh nga gjimnazi “Skenderbeu”, ka zbukuruar qendrën e qytetit duke planifikuar aktivitete të ndryshme me dhe për të rinjtë e grupmoshave të ndryshme, çdo ditë nga ora 12 deri në 18 duke filluar nga dita e Krishtlindjeve deri në ditët e para të vitit 2017.

Edhe pse u prit mirë nga të rinjtë kryesisht e nga e tërë popullata në përgjithësi, nga dita në ditë po humbet rëndësia e një organizimi të këtillë pasi që çdo ditë po shkurtohet orari i kohës së aktiviteteve.

Aktivitetet e planifikuara në kuadër të “Presheva Festive Park” në stacionin policor nga organizatorët janë lajmëruar të realizohen çdo ditë nga ora 11 deri në ora 20:00, por kjo nuk po ndodhë. Ditën e parë programi ka filluar në orën 12:00, ditën e dytë në ora 15:00 kurse sot sipas burimeve të platformës siAGORA me urdhër të kryetarit të Preshevës aktivitetet fillojnë nga ora 16:30.

I tëri ky ndryshim i orarit të aktiviteteve vjen si pasojë e kundërshtimit të këtij manifestimi nga ana e besimtarëve islam që kryejnë lutjet në xhaminë më të vjetër në Preshevë e cila gjindet në qendër të qytetit.  Vlen të theksohet se një ditë para fillimit të manifestimit një faqe në facebook me emrin “PreshevaSot” ka ftuar për të ndaluar këto aktivitete duke i quajtur “Organizim i DREQIT”. Mbetet të shihet se a do të vazhdojë manifestimi me rastin e festave të fundvitit deri në fund siç është planifikuar apo do të ndalohet i tëri nga dita në dit.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Lugina në vitin 2016, sfidat për vitin 2017 !?

* Duke filluar nga dita e nesërme, platforma e diskutimeve online “siAGORA...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *