OKF nderon sportistat më të mirë për vitin 2016

* Sot në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, Organizata për Kulturë Fizike organizoi ceremoninë tani më tradicionale për nderimin e sportistëve për këtë vit. Në këtë manifestim i cili organizohet çdo fundvit, të pranishëm ishin stafi i OKF-së, sportistë e veteran të sportit dhe sportdashës nga Presheva.

Pas hapjes së këtij eventi fjala iu kalua Sekretarit të OKF-së, z.Besim Nasufi i cili foli më shumë rreth organizimit tradicional për përzgjedhjen e sportistëve më të mirë për vitin 2016. “Qëllimi i manifestimit është të i motivojmë të gjithë sportistët që të merren sa më shumë me aktivitete sportive” tha mes tjerash sekretari i OKF-së, z.Nasufi. “Çmimet për sportistët më të mirë për vitin 2016 është realizuar duke i përcjellur të gjitha aktivitetet sportive sikurse ato kolektive edhe ato individuale, janë përzgjedhur gjithsej 10 sportistët më të mirë për këtë vit” theksoi z.Nasufi gjatë fjalimit të tij.

Dëshmia për punën dhe funksionimin në kushte tejet të rënda të OKF-së u vërejt edhe sot duke vënë në pah mospërkrahjen e pushtetit lokal. Edhe pse ishin të ftuar e gjithë elita politike dhe udhëheqësit e pushtetit lokal, në organizimin e nderimit të sportistëve nga Presheva prezent ishte vetëm zëvendëskryetari i Preshevës, z.Xhelal Memeti.

“Marrë parasysh kushtet dhe mundësitë në të cilat funksionon Organizata për Kulturë Fizike në Preshevë, është më se e rëndësishme për tu vlerësuar serioziteti dhe puna e arritur si nga kjo organizatë po ashtu edhe sportistët të cilët po mbijetojnë në Preshevë” tha z.Memeti gjatë një fjalimi rasti që pati para ceremonisë për ndarjen e çmimeve.

Në këtë manifestim nën organizimin e OKF-së u nderuan me çmimin e sportistit të vitit Lulzim Jusufi – kapiten i ekipit KF “Lugina”, Iljasa Zulfiu – futbollist në klubin e Surdulicës, Nexhat Halimi – anëtarë i klubit gjerman Bajer Leverkuzen, Freskim Haliti – lojtar në KV “Flaka”, Yllza Haliti – volejbolliste e dalluar, Veli Ibrahimi – atletikë, Jakup Rexhepi – pingpong, Astrit Haliti – basketboll dhe Aida Ademi si sportiste e dalluar dhe tanimë e njohur ndërkombëtarisht në karate.

Pas nderimit të sportistëve më të dalluar për vitin 2016, OKF gjithashtu nderoi me mirënjohje për kontributin shumë vjeçar të dhënë për sportin në Preshevë për institucione dhe veteran të sportit si: Alisahit Selimi , Enver Fazliu, Enver Sahiti, RTV Presheva, Stacioni Policor në Preshevë etj.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Le Temps: Ky i vdekur i tepërt që mund ta ndez Kosovën

* Në një Kosovë që duket çdo herë e më shumë si...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *