Anulohet konkursi për finansimin e mediave / dokument

* Komuna e Preshevës më 03 nëntor ka publikuar konkursin e dytë për projektet e bashkëfinancimit në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Preshevës, për vitin 2016.

Me të publikuar këtë konkurs filluan problemet e komunës së Preshevës me procedimin e konkursit i cili ishte i hapur 15 ditë, nga 03 deri më 17 nëntor 2016. Më 18 nëntor Koalicioni i shoqatave të medieve dhe  gazetarëve ka ftuar publikisht Komunën e Preshevës të anuloj konkursin pasi që sipas këtij koalicioni është në kundërshtim me Ligjin për media e informimin publik dhe Kushtetutën e Republikës së Serbisë.

Komuna Preshevës procedoi me konkursin ashtu që më 05 dhjetor, në mbledhjen e XVI-të të Këshillit Komunal formoi komisionin për media si trupë profesionale, komision ky që do të merrej me ndarjen e mjeteve. Dy ditë pas themelimit, më 07 dhjetor komisioni mbajti mbledhjen e parë dhe të fundit, ku në prezencën e vetëm dy anëtarët të komisionit u vendos që të i të gjitha 4.000.000 dinarë ti ndahen Radio Televizionit Presheva, por asnjëherë nuk u bë publik një vendim i tillë.

Pas vendimit të Komisionit të themeluar nga komuna, të hënën e parë në radhë, më 12 dhjetor, Komuna e Preshevës u ftua të anulojë konkursin përmes një komunikate të lëshuar publikuar në webfaqen e shoqatës së pavarur të gazetarëve NUNS. Në mbledhje ishin prezent Ministria e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal, Ministria e Kulturës dhe informimit, Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, Shoqatës së pavarur të gazetarëve të Serbisë (NUNS), si dhe një përfaqësues i Misionit të OSBE-si vëzhgues.

Komuna e Preshevës me anë të një vendimi të marrë më 21 dhjetor 2016 ka vendosur të anulojë konkursin e dytë për financimin e medieve për shkak të formulimit të tij në kundërshtim me ligjin për informimin publik dhe medieve dhe pas shkresës së dërguar nga Ministria e Informimit dhe Kulturës. Edhe pse në nenin e fundit të vendimit thuhet se do të publikohet në webfaqen e Komunës së Preshevës presevo.rs, një gjë e  tillë ende nuk ka ndodhur.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Nagip Tashi në Top Channel

Në emisionin e Top Channel “Në shtëpinë tonë”, të realizuar nga gazetari...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *