Dy kandidatë në garë për drejtorin e shkollës “9 Maji” në Leran

* Shkolla fillore “9 Maji” në Leran, shkolla e vetme në Preshevë e vizituar ndonjëherë nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nga Republikës së Kosovës, z. Arsim Bajrami, ka hyrë në fazën finale të zgjedhjes së drejtorit të ri dhe udhëheqjes së re.

Me këtë rast, të enjten është realizuar votimi i parë për drejtorin e shkollës, e që gjithmonë kjo fazë fillon me votimin e të punësuarve në shkollë. Kandidatët tani më të zyrtarizuar në këtë shkollë janë drejtori i deritanishëm për 2 mandate rresht, profesori i lëndës së fizikës, z.Rahmi Hyseni dhe nxënësja e tij e dikurshme, këshilltarja e kuvendit komunal të Preshevës nga radhët e APN-së, znj. Lejla Kelmendi.

Mbledhja në të cilën u fillua edhe faza e përzgjedhjes së drejtorit të ri, u mbajt dje, më 22 dhjetor, në të cilën nga 91 të punësuar gjithsej në këtë shkollë, në votim kanë marrë pjesë 87 punëtorë të kësaj shkolle. Mbledhja ka rrjedhur në rregull dhe nga 87 të punësuar në këtë shkollë, 77 vota ka marrë drejtori i deritanishëm Rahmi Hyseni, 9 vota ka marrë këshilltarja e Kuvendit Komunal në Preshevë, znj. Lejla Kelmendi dhe një votë është shpallur e pavlefshme pasi që janë votuar të dy kandidatët.

Votimi i parë për zgjedhjen e drejtorit të shkollës, pra votimi nga të punësuarit e shkollës edhe pse është i pari në fazën e zgjedhjeve nuk nënkupton se është më i rëndësishmi. Mu për këtë arsye edhe shumë nga shkollat në komunën e Preshevës, janë të politizuara skajshmërisht pasi që më së paku në këtë proces pyetet kolektivi i shkollës.

Me vazhdimin e procesit të zgjedhjes së drejtorit do të kuptohet edhe rruga kah do të shkojë shkolla fillore “9 Maji” në Leran. A do të i takojë grupit të shkollave të tjera të politizimit të skajshëm apo do të vazhdojë funksionimin normal dhe pa politikë duke marrë për bazë votimin e kolektivit.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Le Temps: Ky i vdekur i tepërt që mund ta ndez Kosovën

* Në një Kosovë që duket çdo herë e më shumë si...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *