Gjithçka që ndodhi gjatë seancës së tetë të Kuvendit Komunal në Preshevë

* Përveç kundërshtimeve e propozimeve rreth ndryshimit të tatimeve, gjatë kësaj seance pati edhe zënka e përplasje fizike mes kryetarit Shqiprim Arifi dhe këshilltarit të kuvendit komunal Skender Destani. Përplasja ndodhi kur kryetari Arifi nuk pati durimin dhe me një arrogancë të paparë deri më tani në Kuvendin e Preshevës pengonte kryetarin e Bashkimit Demokratik të Luginës, z.Skender Destani në të drejtën e diskutimit të tij në kuadër të debatit në pikën e dytë të rendit të ditës.

Seanca e cila filloi me dy orë vonesë, kishte 5 pika në rend dite të riradhitura sipas propozimit të Skender Destanit, derisa me propozim të kryetares së kuvendit komunal Ardita Sinani pika e gjashtë e cila kishte të bënte me harmonizimin e statutit të Organizatës për Kulturë Fizike me Ligjin e fundit mbi sportin u largua nga rendi i ditës.

Pika e parë e diskutimeve në kuadër të punimeve të seancës së VIII-të pas riradhitjes kishte të bënte me emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës për punë sociale. Këshilltarë të opozitës në kuvend kritikuan veprimet e qeverisjes të cilat sollën këtë institucion në bllokim tre mujor.

Bazuar në marrëveshjen e koalicionit për të qeverisur me komunën e Preshevës, pozita e drejtorit të Qendrës për punë sociale i ka takuar APN-së, partisë së kryetarit Shqiprim Arifi, të cilët propozuan Abdulla Mehmetin për drejtor të Qendrës për punë sociale. Me 32 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim u votua për emërimin e Abdulla Mehmetit në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës për punë sociale.

Për të gjithë ata që nuk u kujtohet, Abdulla Mehmeti më herët ka qenë drejtor i shtëpisë së kulturës, bibliotekës dhe RTV Preshevës. Edhe pse nuk njihet për ndonjë sukses të veçantë në udhëheqjet e mëhershme, z.Mehmeti njihet si drejtor i emëruar gjatë pushtetit të udhëhequr nga Partia Demokratike Shqiptare. Në këtë drejtim vlen të theksohet se ky është kuadri i dytë i cili nga ana e APN-së emërtohen në pozita serioze anëtar dhe udhëheqës të cilët kanë pasur funksione publike gjatë kohës së pushtetit të PDSH-së, siç e quan Kryetari komunës Shqiprim Arifi “pushtet kriminel dhe mafioz”.

Seanca vazhdoi punimet me raportimin e kryetarit të Pleqësisë për buxhet dhe financa rreth pikës së radhës së rendit të ditës, shqyrtimi dhe miratimi i vendimit mbi taksat e qëndrimit dhe taksat lokale komunale për vitin 2017.

Gjatë diskutimit në këtë pikë të rendit të ditës nga deputetët e opozitës u kërkua që nga propozuesi, në këtë rast Këshilli Komunal, të jepen sqarimet për mosndryshimin e lartësisë së taksave. Pas shpjegimeve të dhëna nga propozuesi, kryetari Shqiprim Arifi mori kritika nga këshilltarë të kuvendit komunal  si nga pozita po ashtu edhe nga opozita për sjelljet ndaj këshilltarëve, duke kërkuar për të pasur kujdes me fjalorin që përdor Kryetari i komunës dhe gjithashtu të ndaloj ofendimin që Kryetari komunës i bën këshilltarëve të kuvendit komunal. Seanca e Kuvendit Komunal u ndërpre për shkak të përplasjeve dhe zënkave si pasoj e ndërhyrjes nga vendi i kryetarit të Preshevës gjatë diskutimit të Skender Destanit. Pas vazhdimit të punimeve, kjo pikë e rendit të ditës mori 21 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur.

Diskutimet në vazhdim të seancës u zhvilluan bashkërisht për të dy pikat pasuese në rendin e ditës. Debati më i madh u realizua rreth taksës me lartësi prej 3000 dinar për çdo kërkesë të qytetarëve drejtuar Këshillit Komunal. Në fund të diskutimit nga këshilltarët komunal dhe anëtarët e këshillit komunal, fjalën e mori udhëheqësi i Drejtoratit për përcaktimin dhe pagesën e të hyrave publike Ruzhdi Junuzi, me ç`rast shpjegoi çdo ndryshim, tarifat dhe arsyet e lartësisë së taksave.  Pas debatit të përbashkët për pikat e mbetura të rendit të ditës, krejt në fund nga 28 këshilltarë prezent në kuvend, u votuan me nga 20 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

RTL.HR: TRAFIKIMI I REFUGJATVE MË FITIMPRURËS SE AI ME DROGË

* Me vazhdimin e ardhjes së refugjatëve trafikantët dhe kontrabandistët e tyre...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *