Arifi vendos taksë që të i pamundësoj qytetarëve t’i drejtohen Këshillit Komunal

* Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi sot, gjatë seancës së Kuvendit Komunal njëherit edhe si Kryetar i Këshillit Komunal ka mbrojtur dhe jetësuar veprimin e Ragmi Mustafës duke e propozuar që qytetarët e Preshevës të paguajnë taksë 3000 dinarë në rastin kur i drejtohen Këshillit Komunal me kërkesë.

Premtimi nga një e kaluar e afërt që pushteti ndaj qytetarit do të transferohet në shërbim për  qytetarin e Preshevës nëse në krye të qeverisjes vie APN se tani më ka mbetur vetëm kujtim nga fushata parazgjedhore.

Taksës 3000 dinarshe ose përafërsisht  25 € do të i nënshtrohet secili person që kërkon ndihmën e Këshillit Komunal, organ harxhimet e të cilit paguhen po ashtu me disa taksa tjera të qytetarëve. Në këtë rast është diskriminuese ideja e taksës pasi që shumica e kërkesave të parashtruara nga qytetarët drejt Këshillit Komunal nuk aprovohen dhe në këtë rast qytetari do të paguaj 25€ për të marrë një përgjigje negative.

Arsyetimi për decentralizimin e pushtetit të cilën ka dhënë Kryetari Arifi nuk mundë të shihet si zgjidhje e qëndrueshme marrë parasysh mënyrën dhe kushtet e funksionimit të bashkësive lokale në kuadër të komunës së Preshevës.

Veprimet e fundit të kryetarit të Preshevës, z.Arifi, e sidomos taksa me lartësi prej 3000 dinarë për çdo kërkesë të drejtuar Këshillit Komunal, e cila është votuar sot në Kuvendin Komunal po dëshmojnë një politikë në kundërshtim me interesat e qytetarëve që jetojnë në Preshevë dhe asaj që vet Shqiprim Arifi promovonte gjatë fushatës parazgjehore.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

KONKURS: KREDI TË PAKTHYESHME PËR VETËPUNËSIM

– Në kuadër të projektit “Mbështetje për komunat në përmirësimin e përfshirjes...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *