Takimi i fundit mes APN – PVD nxjerr në pah problematikat e funksionimit

* Situatë të paqartë ka krijuar lajmi i portalit PreshevaPress rreth problematikave të koalicionit qeverisës në Preshevë. Lajmi ka rrjedhur si pasojë e diskutimeve që kanë ndodhur në takimin e fundit të koalicionit PVD – APN.

Sipas burimit të platformës siAGORA nga zyra e kryetarit të komunës, takimi i mbajtur pasditen e së premtes me përfaqësuesit e koalicionit PVD – APN, kryesisht mes kryetarit të komunës dhe zëvendësit të tij në hapësirat e kabinetit të kryetarit, i cili ka zgjatur më shumë se dy orë, ka pasur për qëllim debatin mbi funksionimin e koalicionit dhe rishikimin e versionit aktual të buxhetit për vitin 2017 që pritet të paraqitet para kuvendit komunal javën e ardhshme. Ky takim ka nxjerr në pah problemet e funksionimit të koalicionit.

Si pasojë e diskutimeve gjatë takimit të mbajtur më 09 dhjetor 2016, në kabinetin e kryetarit të komunës Partia për Veprim Demokratik ka ftuar mbledhjen e këshilltarëve në kuvendin komunal dhe anëtarëve të këshillit komunal nga kjo parti, me ç’rast do të bisedohet rreth problematikave të krijuara gjatë dhe pas këtij takimi si dhe zgjidhjeve të mundshme.

Kryetari i komunës Shqiprim Arifi ka zgjedhur portalin e zëvendësit të drejtorit të shtëpisë së shëndetit, i cili portal luan funksionin e zëdhënësit të kryetarit të komunës të komentoj lajmin e mbi mosfunksionimit të koalicionit si “paknaqsisë të zv.kryetarit të komunës”.

Në anëtarsinë e PVD-së vërehet mosposedim i informacionit pasi që lajmin mbi mosfunksionimin e koalicionit e kanë quajtur si ëndërr derisa disa udhëheqësve të instituciineve komunale nga ana e PVD-së, në mungesë të informacioneve rreth takimit i ka pëlqyer që ky lajm të quhet “muhabet kafesh”.

 

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

KDNJ Preshevë: Nuk ka përmirësime thelbësore të gjendjes të të drejtave të njeriut në Luginë

Me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut;...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *