28 nëntori tensionon Medvegjën – shqiptarët dalin nga koalicioni / Dokument

* Pas shoqërimit të nxënësve shqiptarë në stacionin policor gjatë ditës së flamurit përfaqësuesit shqiptar dalin nga koalicioni qeveritar në Medvegjë. “Problemi që ndodhi me nxënësit shqiptarë gjatë ditës së flamurit është vetëm njëra nga arsyet për daljen tonë nga koalicioni” ka konfirmuar lajmin nënkryetari i Kuvendit të Medvegjës, z.Florim Sahiti për siAGORA.net përmes një bisede telefonike. Ai shton se diskriminimi institucional, mospunësimi i shqiptarëve dhe mosintegrimi i tyre nëpër institucione janë arsyet e tjera për daljen e PVD-së nga koalicioni udhëheqës në Medvegjë.

polici-letraMëngjesin e të hënës më 28 nëntor në Medvegjë, 7 nxënës të shkollës së mesme teknike “Nikolla Teslla” janë shoqëruar për bisedë në stacionin policorë rreth, në mesin e të cilëve ka qenë edhe Armend Sahiti, djali i nënkryetarit të Kuvendit të Medvegjës. Rasti ka ndodhur të hënën si pasojë e paraqitjes së flamurit kombëtar shqiptar në një klasë të kësaj shkolle të shoqëruar me flamurin e Republikës së Kosovës. Në bazë të një pjese të një dokumenti të siguruar nga siAGORA.net, shihet qartë se gjithçka ka ndodhur për shkak të flamurit të Republikës së Kosovës, duke mos u përmendur askund flamuri i Republikës së Shqipërisë.

Prindërit kanë deklaruar për imediat lokale se fëmijët e tyre janë penguar nga ora e mësimit si edhe janë dhunuar gjatë mbajtjes për rreth 2 orë në rajonin e policisë.

Më 29 nëntor, një dit pas problemit për Ditën e Flamurit nënkryetari i Kuvendit të Medvgjës, Florim Sahiti dhe zëvendëskryetarja e Komunës së Medvgjës Leme Xhema, kanë reaguar dhe kanë dënuar me ashpërsi këtë akt të policisë serbe ndaj fëmijëve shqiptarë për shkak të mbajtjes së simboleve kombëtare shqiptare dhe ato të Kosovës, me ç’rast edhe kanë bërë të ditur lajmin për daljen nga koalicioni.

komunikatadorehejqes“Antishqiptarizmi , bashkë me politikën e spastrimeve etnike të  shqiptareve nga Medvegja dhe sllavizmi i këtyre  viseve dikur me shumice shqiptare arriti kulminacionin e vete me emërimin e një fshati me emrin e diktatorit rus “Putin” dhe kërcnimet e djeshme i policisë serbe ndaj nxënëseve dhe fëmijëve shqiptarë për shkak se në shkollë ata paskan mbajtur një flamur kuq e zi sikur moshatarët  e tyre në Bujanoc dhe Preshevë. Pra të gjitha këto janë shkaqet pse ne jemi tërhequr nga ky pushtet..” thuhet mes tjerash në deklaratën e dy përfaqësuesve të PVD-së në Medvegjë.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

DOKUMENT: SHQIPRIMI KEQPËRDORI 2 MILION DINAR PËR MOBILA

* Pas problemeve të paraqitura që nga fillimi i qeverisjes së Preshevës...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *