Sot ndihemi shqiptarë dhe jo Kosovarë e Preshevarë….!

* Festë, jo vetëm në Shqipëri! Sot, kudo në shqiptari festohet Dita e Flamurit, dita e gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe jetojnë, dhe jo vetem shqiptarëve të Shqipërisë!

Për dallim prej ditëve tjera, sot shohim rrugët plot me flamuj kuq e zi, shohim të dëgjohen këngë të cilat për një vit të tërë nuk u degjuan, dhe mbajmë fjalimet më të mira të thurura me citate të Ismail Qemalit, Konicës, Nolit, Frashërit dhe atdhetarëve të tjerë, të cilët pos që u harruan, u mohuan , i’u ndalua dhe të vorrosen ne Shqipërinë Nënë!

Për dallim nga ditët e tjera, sot ndihemi bash Shqiptarë dhe jo Kosovarë e Preshevarë….!

Feston dhe Camëria, që me aq pak sa ka mbetur, zërin u degjojmë vetëm në lajmet e satirizuara, për ndarjen në komunë në vete.

Feston dhe Maqedonia, por vetëm në vendet ku ka shumicë shqiptare si: Tetova, Gostivari, Struga ,Dibra, Kumanova.

Plava e Gucia, edhe pse me pak shqiptarë, e me shumë halle po arrijnë që për një ditë të mbledhin gjitha trojet, për të festuar së bashku!

Bujanoci e Presheva, për dallim prej viteve të tjera që festuan me protesta, për lejimin e përdorimit të simboleve shqiptare, këtë vit me gjasë po festojnë me gjoba. Mu sot, është dënuar nje Hoxhë i Xhamisë, me 300 euro gjobë, me arsyen se ka ngritur flamurin në Xhami.

Kosova, sot feston ditëlindjen e Adem Jasharit, simbolit të qendresës, simbolit te Pavarësise së Kosovës, ku me lindjen e tij dhe Jasharëve, i falen Kosovës një diell.

Në Shqipëri per dallim, pos që është një nga ditët më të rëndesishme kjo e sotshmja, është dhe dita më e gëzueshme, mund të festohet lirshëm, këndohet shqip kudo, te paktën sot kujtohen gjithë ata qe flijuan veten për këtë popull.

Dhe pavarësisht të gjithave, si the thuhet: mjerimet dhe vuajtjet tona, nuk mbaruan me Shpalljen e Pavarësisë.

Dhe fatmirësisht, sot të gjithë së bashku dhe kudo që jemi , i gëzohemi njëjtë Ditës së Flamurit. Duke u bërë krenarë me historinë tonë, me flamurin tonë dhe gjithë ata që luftuan për ditën e sodit!

“Ja pra, ky është flamuri ynë! I kuq me shqiponjë dy krenare në mes. Dhe tani të gjithë bashkohuni si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije Atdheut tonë të lirë.Duke përfunduar, nuk më mbetet gjë, vecset’i drejtoj një lutje Zotit të Madh për bekimet e Tij, ka thënë, I.Qemali.

Sot është ditë gëzimi, mu sot jipen mesazhet shumë minutëshe të politikanëve, e që thellimi i mesazhit orientohet në kërkim votash.Kjo është dita më e mirë, për t’u organizuar fushata politike.

“Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: “Shqipëria u lind nga Zoti, shpëtoi nga rastësia dhe vdiq nga politikanët”, Konica.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Dionesa Ebibi

Nëntor Lugine !

* Presheva është qytet që me 20 minuta vrap e shëtit të...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *