Ekspozita “Takimi i Nëntorit” shndërron Luginën në vendtakim të artistëve shqiptarë

* “Takimi i Nëntorit” është emërtuar ekspozita e parë kolektive e cila bashkon artistët nga Lugina e Preshevës. Në edicionin e I-rë të ekspozitës kolektive me artisët nga Presheva, Bujanoci e Medvegja do të ekspozohen punime nga 32 pjesëmarrës, të cilët do të ekspozohen në mbrëmjen e datës 26 të këtij muaji në shtëpinë e kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc dhe më 28 nëntor në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

“Si organizatorë të ekspozitës kemi parë të arsyeshme që edhe në vendin tonë të kemi një ekspozitë të këtij lloji duke pasur parasysh faktin që mungojnë shumë këto aktivitete kulturore. Qëllimi ynë është hapi i parë drejt një ringjallje apo rilindje të Arteve Vizuale” tha ideatorja e ekspozitës Fitore Fejzullahu për siagora.net.

Të diplomuarit në pikturë, Fitore Fejzullahu e Enis Abazi nga Presheva dhe Leoneta Abdyli nga Bujanoci, janë tre ideatorët e shënimit të muajit nëntor përmes artit, gjë që u përkrah edhe nga shumë artistë nga e tërë Lugina e Preshevës si piktorë, skulptorë, fotograf e që prezantohen përmes veprave arti si piktura, fotografi, skulptura, punime grafike etj.

“Edhe pse në ekspozitë kemi dy  pjesëmarrës nga Medvegja, për shkak të mundësive organizative, kohore edhe ato financiare nuk kemi mundur që organizimin ta shtrijmë edhe në këtë qytet, por synimi jonë është që kjo ekspozitë të udhëtojë nëpër vendet tjera si Medvegja, ashtu edhe nëpër vende të ndryshme të Republikës së Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e pse jo edhe në vendet e diasporës tonë”, shton Leoneta Abdyli, njëra nga organizatorët e këtij eventi kulturor.

Edicioni i parë i kësaj ekspozitës kolektive e shndërron Luginën në vendtakim të artistëve këtë nëntor pasi që për të parë ekspozitën në të dy komunat do të vizitohen nga shumë artist, krijues dhe profesor e ligjërues arti nga Republika e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, të quajtur nga organizatorët mysafir special, gjë e cila edhe i ka dhënë emrin  “Takimi i Nëntorit”. Ftohen të gjithë artdashësit të shohin për së afërmi punën e 32 artistëve shqiptarë në Bujanoc më 26 nëntor me fillim në ora 19 në shtëpinë e kulturës “Vuk Karaxhiq” dhe në Preshevë më 28 nëntor, në hapësirat e shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” me fillim në ora 17:00. Pas hapjes së ekspozitës do të shtrohet koktej rasti për të gjithë të pranishmit.

Realizimi i ekspozitës kolektive është financuar nga Këshilli Nacional Shqiptar dhe Komuna e Bujanocit, ndërsa është përkrahur nga shtëpia kulturës në Bujanoc, shtëpia e kulturës në Preshevë, Forumi Rinor nga Bujanoci dhe bizneset private si  Bici, Pauloënia Liridoni, Enylux & Shpija Jon.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Luginasit kërkojnë nga BE që Serbia të zbatojë ‘Planin 7 pikësh’

* Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi deklaroi sot në...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *