VAZHDON (MOS)IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJEVE QEVERITARE LIDHUR ME LUGINËN

* Në kuadër të projektit hulumtues   “Integrimi i Shqiptarëve dhe (mos) implementimi i marrëveshjeve qeveritare lidhur me Luginën e Preshevës”, Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka zhvilluar konferencën përmbyllëse, në të cilën janë prezantuar rezultatet edhe janë shprehur rekomandimet për përmirësimin e gjendjes në siguri, arsim, shëndetësi, përdorim të  gjuhës dhe simboleve kombëtare, kulturë,  informimit si dhe në ekonomi.

Philippe Guex, Ambasadori Zvicrës në Republikën e Serbisë dhe Malit të Zi gjatë konferencës ka kërkuar nga autoritet e Beogradit vazhdimin e dialogut me shqiptarët e Luginës. Ambasadori Guex tha “Shpresoj që raporti i fundit i Komisionit Evropian që flet për të drejtat e pakicës shqiptare, e ku thuhet se janë shënuar progrese të vogla,  të ndikoj në vazhdimin e dialogut politik të qeveritarëve me shqiptarët dhe këtyre të fundit të iu përmirësohet në të mirë gjendja .”

Bartësi i projektit Belgzim Kamberi, ka thënë se në hulumtim janë prekur mijëra qytetarë ndërkohë që janë trajtuar tri marrëveshje bazë të arritura mes autoriteteve qeveritare në Beograd dhe përfaqësuesve  politik shqiptarë nën ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtarë. Marrëveshja e Konçulit, ajo për rikonfigurim të Trupit Bashkërendues qeveritarë dhe marrëveshja e shtatë kërkesave bazë.

Qeveria e Serbisë, në këtë konferencë u përfaqësua nga Ministrja për pushtet dhe administratë  lokale Ana Brbaniq. Brbaniq mes tjerash tha “Çështja e bashkëpunimit me pakicat nacionale, nuk është e rëndësishme për Republikën e Serbisë vetëm sepse është kusht për integrim në BE, dhe përmbushje e kapitullit 23, por kjo çështje është e rëndësishme sepse Serbia mburret me faktin që është vendi me përbërje më të llojllojshme nacionale, dhe ne këtë e konsiderojmë si pasuri.”

Projekti i KDNj-ës është realizuar me ndihmën e Ambasadës Zvicerane, pushteteve lokale dhe qeverisë së Serbisë, rekomandimet e dala do të iu adresohen qeveritarëve në Beograd si dhe faktorëve relevant ndërkombëtar. /Baki Rexhepi – RTK

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

PRESHEVA NË TOP TRE VENDET E PARA PËR MOSTRANSPARENCË

Nën organizimin e organizatës joqeveritare “Transparenca Serbisë” më 27 tetor në Vrajë,...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *