RTV ALDIT REAGON NË DEKLARATËN E KRYETARIT

Radiotelevizioni « Aldi » reagon ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi ; të paraqitura në studion e Radiotelevizionit « Presheva », më datën 16 nëntor 2016. Duke e cilësuar mediumin tonë, si « pseudo-televizion »; kryetari i Komunës jo vetëm shpërfaq jo vetëm qasjen e tij për informimin në përgjithësi, por edhe përpjekjen e tij për ta pamundësuar realizimin e të drejtës së publikut për të qenë i informuar, si e drejtë demokratike, të garantuar jo vetëm me legjislacionin vendor; por edhe me të gjitha konventat dhe normat ndërkombëtare.

Aq më keq, kur merret parasysh se kryetari i Komunës, z.Shqiprim Arifi, ka etiketuar Radiotelevizionin “Aldi”, lidhur me kronikën e transmetuar nga ana ynë më datën 23 tetor 2016, rreth fillimit të një ndërtimi të egër brenda Shtëpisë së Shëndetit.

Kjo ngjarje ishte dhe mbetet pa dyshim pjesë e interesit të përgjithshëm, respektivisht të publikut. Në vend se t’ia shpjegojë publikut arsyet, motivet dhe rrethanat e nisjes së këtij ndërtimi të egër, gjatë emisionit në RTV « Presheva », z.Shqiprim Arifi zgjodhi ta sulmoj mediumin tonë, duke nënkuptuar se problemi nuk qenkan tek ata që ndërtojnë pa leje, por te mediumi që e informon publikun për ato ndërtime.

Z.Arifi, ne edhe mund të jemi « pseudo-televizion ». Të tillë kemi qenë ndoshta edhe kur paraqiteshit në emisionet tona, përderisa ishit në opozitë. Por, ju jeni kryetar Komune dhe si i tillë, e keni obligim politik dhe moral t’ia shpjegoni qytetarëve çështjen e fillimit të një ndërtimi pa leje nga ana e kuadrove tuaja (të vetidentifikuara) brenda një institucioni publik, ku mbase ka kompetenca të caktuara edhe Kuvendi Komunal. Këtë mund  të provoni ta bëni edhe në RTV « Presheva » ; nëse ju përshtatet më shumë.  

Jemi gjithashtu të hapur si medium edhe për Drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit, z Reshat Ymeri ; si dhe për zyrtarët e Partisë për Veprim Demokratik, si partner i koalicionit qeverisës; për t’i transmetuar qëndrimet e tyre rreth nisjes së ndërtimit të zyres pa leje në Shtëpinë e Shëndetit ; si dhe procedurat vijuese ligjore lidhur me këtë rast ; të cilat do t’i mbulojë mediatikisht RTV « Aldi ».   

Për fund, ftojmë gjithashu mediat dhe kolegët e gazetarisë të kundërshtojnë deklaratën e kryetarit të Komunës; jo për shkak të solidarizimit me RTV « Aldi » »; por për ta mbrojtur lirinë e informimit dhe lirinë e shprehjes ; të cilat kryetari i Komunës së Preshevës po i sulmon që në fillim të mandatit të tij, në vend se t’i përgjigjet qytetarëve, të cilët i qeveris me taksat e tyre.

Isuf Mehmeti,
Drejtor i Radiotelevizionit « Aldi »  

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

28 nëntori tensionon Medvegjën – shqiptarët dalin nga koalicioni / Dokument

* Pas shoqërimit të nxënësve shqiptarë në stacionin policor gjatë ditës së...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *