Arrihet mirëkuptimi mes koalicionit për shtëpinë e shëndetit

* Në takimin i cili zgjati rreth dy orë, të mbajtur sot mes përfaqësuesve të partive qeverisëse në nivelin lokal të Preshevës, u vendos që koalicioni PVD – APN të vazhdoj qeverisjen në Preshevë duke u dakorduar rreth problemit të krijuar në shtëpinë e shëndetit në Preshevë.

Në këtë takim është arritur mirëkuptim që ushtruesi i detyrës së zëvendësit të drejtorit të shtëpisë së shëndetit të i jepet një hapësirë ekzistuese për të shëndërruar në zyre duke mos lejuar që të ndërtohet zyre e re. Me këtë rast kjo është pranuar nga APN dhe kështu është mbyllur takimi.

Partia për Veprim Demokratik e përfaqësuar Riza Halimi, Ardita Sinani, Xhelal Mehmeti për takimin e sotëm kishte zgjeruar përfaqësimin duke ftuar edhe ushtruesin e detyrës së drejtorit në shtëpinë e shëndetit, z.Reshat Ymeri, derisa Alternativa për Ndryshim përveç përfaqësimit të zakonshëm nga Shqiprim Arifi dhe Gazmend Selmani kësaj here prezent ishte edhe ushtruesi i detyrës së zëvendësit të drejtorit të shtëpisë së shëndetit

Pas një fushate të egër kundër koalicionit qeverisës të udhëhequr nga ushtruesi i detyrës të zëvendës drejtorit të shtëpisë së shëndetit përmes portalit të tij personal si reagim për mos lejimin e ndërtimit të zyres për të, burimet e platformës “siAGORA Network” thonë se gjatë takimit ushtruesi i detyrës së drejtorit të shtëpisë së shëndetit ka refuzuar të komunikojë dhe përshëndetet me zëvendësin e tij.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Nagip Tashi në Top Channel

Në emisionin e Top Channel “Në shtëpinë tonë”, të realizuar nga gazetari...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *