DRITON SALIHU FLET PËR AKUZËN E NDËRTIMIT TË EGËR NË SHTËPINË E SHËNDETIT

Gati se dy javë pas publikimit të lajmit nga RTV Aldi dhe ndalimit të punimeve e ndërtimeve të egra në shtëpinë e shëndetit për të cilat u akuza në mënyrë direkte u.d. zëvendësit të drejtorit, Driton Salihu, për herë të parë vet z.Salihu shkruan për këtë çështje.

Në një shkrim të publikuar nën titullin Amullia në Shtëpinë e shëndetit: Policia si kamuflim të paaftësisë personale dhe mungesës së vullnetit për punë“ dy javë pas fillimit të problematikës dhe tri ditë pas bisedimeve pesë orësh mes partnerëve të koalicionit udhëheqës në Preshevë  rreth po këtij problemi, u.d. zëvendësit të drejtorit të shtëpisë së shëndetit përveç tjerash shkruan “E vërteta qëndron se për punimet në këtë institucion, ai ka qenë i informuar shumë më herët dhe së bashku me organet përkatëse është arritur marrëveshja për rritjen e efikasitetit të punëve administrative në Shtëpinë e shëndetit duke i zgjeruar hapësirat punuese.”

Edhe pse teksti kur lexohet shihet që është i shkruar me plot emocione dhe shpreh mllefin personal në relacionin u.d. zëvendës dhe u.d. drejtor të shtëpisë së shëndetit, Salihu përveç tjerash shkruan edhe për disa çështje për të cilat nuk ka shkruar para se të fillonte problemi rreth zyrës së u.d. të zëvendës drejtorit dhe ndërtimit të saj pa leje.

Lajmi pati reagime të ndryshme në rrjetet sociale por komentet dhe reagimet që ishin në kundërshtim të tekstit të shkruar nga u.d. zëvendës drejtori i shtëpisë së shëndetit ato fshiheshin nga vetë autori i tekstit. Përveç tjerash pati komente nga punëtor policie kundër tekstit edhe nga anëtarë të Këshillit Komunal që dolën në përkrahje të drejtorit të shtëpisë së shëndetit.

Platforma “siAGORA NETWORK” kujton se duke mos u marr asnjëherë me këtë problematikë në veçanti, ka shtjelluar në detaje çështjen e mos ekzistimit të ligjshëm të pozitës “ushtrues i detyrës së zëvendës drejtorit të shtëpisë së shëndetit” as  në ligjet që rregullojnë institucionet shëndetësore e as në statutin e shtëpisë së shëndetit.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Dy kandidatë në garë për drejtorin e shkollës “9 Maji” në Leran

* Shkolla fillore “9 Maji” në Leran, shkolla e vetme në Preshevë...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *