KONKURS: KREDI TË PAKTHYESHME PËR VETËPUNËSIM

– Në kuadër të projektit “Mbështetje për komunat në përmirësimin e përfshirjes sociale përmes punësimit të pambrojtur dhe të grupeve të margjinalizuara”, financuar nga Bashkimi Evropian, Qeveria Zvicerane dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë përmes programit Progresi Evropian, Qendra për Politikë Sociale në bashkëpunim me Qendrën Arsimore ka publikuar konkurs për grante për vetëpunësim në fushën e fuqizimit ekonomik të grupeve të rrezikuara dhe të margjinalizuara në territorin e 34 komunave të Republikës së Serbisë duke përfshirë edhe komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Grantet për vetëpunësim janë të destinuara vetëm për të papunësuar të regjistruar në Shërbimin Nacional të Punësimit në Republikën e Serbisë, që i përkasin kategorisë së vështirë për të punësuar, si të rinj deri në 30 vjeç,  punëtorë të shpallur tepricë teknologjike, anëtarët e komunitetit rom, persona të papunë më të vjetër se 50 vjet etj.

Buxheti i përgjithshëm i paraparë për ndarjen e granteve për vetëpunësim janë paraparë 81000 euro derisa këto mjete do të ndahen secilit person që i përket njërës prej kategorive të parapara me konkurs e që planifikon të filloj biznes të vogël.

Tekstin e konkursit komplet dhe formularin aplikues mund ta gjeni këtu

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

KONTESTOHET MEMORANDUMI PËR PËRKTHIMIN E LIBRAVE / DOKUMENT

Më 27 korrik gjatë një debati televiziv në emisionin Rubikon të KTV-së,...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *