PRESIDENTI THAÇI E INJORON KRYETARIN E PRESHEVËS

* Gjatë ditës së sotme me ftesë të Presidentit të Republikës së Kosovës, një delegacion nga Lugina e Preshevës është takuar me Presidentin z. Hashim Thaçi. Takimi është inicuar nga Këshilli Nacional Shqiptarë në kuadër të komunikimit të rregullt rreth problematikave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës shumë kohë më parë, deri sa ftesa nga Presidenti Thaçi është dërguar të premten, më 28 tetor 2016 në zyret e Këshillit Nacional Shqiptarë.

Delegacioni nga Lugina e Preshevës ishte i përbërë nga kryetari i KNSH-së, z. Junuz Musliu, kryetari i komunës së Bujanocit, z.Shaip Kamberi dhe kryetarja e Kuvendit komunal të Preshevës znj. Ardita Sinani. Burimet e platformës “siAGORA NETWORK” nga kabineti i kryetarit të Bujanocit dhe zyret e KNSH-së konfirmojnë faktin se Presidenti Thaçi nuk ka ftuar Kryetarin e Preshevës z.Arifi.

Edhe pse ne u munduam të kontaktojmë me kabinetin e kryetarit të Preshevës për çështjen e injorimit të kryetarit të Preshevës nga ana e Presidentit Thaçi, kjo gjë nuk u pa me interes që të komentohet nga vet z.Arifi.

Sipas një informate të shpërndarë në faqen e Partisë për Veprim Demokratik në facebook thuhet se gjatë takimit është biseduar rreth temave që kanë të bëjnë me gjendjen e rëndë ekonomike në  Luginë të Preshevës dhe problematika me të cilën po përballen të diplomuarit e Luginës së Preshevës në universitetet e Kosovës.

Me stë tjerave “Presidenti Thaçi  u zotua se do të shqyrtoj mundësinë e krijimit të një fondi për zhvillim ekonomik përmes të cilit Lugina e Preshevës do të konkurronte me projekte në ministritë e Republikës së Kosovës. Si ide për tërheqjen e mjeteve për realizimin e këtyre projekteve u shqyrtua mundësia e një bashkëpunimi me komunën e Gjilanit, që do të ishte një mundësi më e lehtë që përmes kësaj komune të bëhet tërheqja e mjeteve financiare” thuhet në informatën e lëshuar nga Partia për Veprim Demokratik në faqen zyrtare në Facebook.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Kryetari i KDNJ-së, Kamberi : Pse qeveritë mund të bashkëpunojnë dhe jo komunat?

* Marrëveshja e nënshkruar së fundi për Unionin e Komunave Shqiptare; ku...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *