KF LUGINA SHKOLLË PËR TALENTËT E FUTBOLLIT

Të rinjtë e Luginës së Preshevës, përkundër vullnetit për tu marrë me sport, shpesh janë peng i mjeteve materiale. Problem më vete paraqet edhe federata ku të vazhdojnë me garat, në Serbi apo në Kosovë, janë pak klube që janë të regjistruara në Serbi, ndërkohë ëshët e pamundur që ata të garojnë në Kosovë. Klubi i futbollit “Lugina” tash e dy vite po vepron në kuar të federatës së Serbisë, por kushtet materiale në këtë klub janë jo të mira.

Po bëjnë përgatitjet e zakonshme taktike dhe fizike, (Pamje duke ushtruar) ëndrra e secilit lojtarë është që një ditë të arrijnë të jenë pjesë e ndonjë ekipi me renome ndërkombëtare. Klubi Futbollistik “Lugina” ka dy vite që është themeluar dhe është i regjistruar në Federatën e Futbollit të Serbisë. Në pamundësi që të garojë në Federatën e Kosovës, “Lugina” vazhdon me ekipin e seniorëve në rrethin e Pçinjit, ku ka dëshmuar mjaftë suksese.

Përkudër kërkesave drejtuar pushtetit lokal, KF”Lugina” nuk është ndihmuar. Janë rreth 60 anëtarë të klubit të cilët me vullnetin më të madh i ndjekin ushtrimet. Futbollistët e KF “Luginës”, janë mjaftë të kënaqur me ekipin e tyre, ata kanë edh enjë porosi për rininë e këtushme.

Deri më tani në Luginë kanë ekzistuar disa klube të futbollit, po mungesa e mjeteve materiale dhe hapësirave konkrete kanë ndikuar që ato të shuhen. Përfaqësuesit e KF ”Lugina” duket të jenë mjaftë entuziast dhe kanë për synim mbajtjen në jetë të këtij klubi.  /Baki Rexhepi – RTK

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Muhoci fshati qe e ndan kufri mes Kosovës dhe Serbisë

– Janë nisur për Bujanoc, por për të shkuar atje duhet të...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *