BURRAT PENG TË GRAVE

Si po trajtohen sot burrat? Ka çdo lloj burri dhe çdo lloj gruaje. Kur ata dojnë me dal sa e sa vështirësia ju del përpara, sa pyetja, sa xhelozia, e shumë peripeci të ngjajshme. Elemente që i kam pa dhe që i kam ndi:
Ata nuk i ndihmojne grave me fëmijë
Ata dalin deri vonë, po nuk i thirre s’kthehen kurrë
Ata janë të papergjegjshëm

E çka me gratë:
Mos mendoni se tu shku ne fitnes (jo për punë shëndeti por për pamje) keni me bo ndonjë ndryshim në trup e në lidhje, jooo assesi (janë mashtrime).

Gra fisnike dhe të dashura, ata tashmë kanë vendos me dal, ndihmoni çka me veshë, kur dalin thuaj “merre çelesin” dhe kur vjen puna aq ngusht m’u prish “gjithcka” nëse atyre nuk ju intereson, çfare faktori jeni ju që duhet mërziteni aq shumë!!

Ndiqeni këtë formulë: merruni me veten dhe me punët tuaja (profesionale) ma shumë, ka kohë që ti nuk iu  lexon përrala fëmijëve tu përpara se t’i vësh në gjumë se mendjen e ke shpërqëndruar  te burri që po e ndez ndonjë atmosferë, mos i bëni burrat fajtor kujdestarë, leni llafet dhe për më tepër mos gjykoni, paragjykoni e xhelozoni. Nëse burri juaj kthen kokën pas çdo fustani, lëreni se kurrë më mirë nuk ka me gjet!!! Por  ama mos i trajtoni si femijë ,se ata janë njerëz të rritur.

Dhe e fundit, është fjala që më irriton çdo qelizë nervore  “ai s’guxon”, pse mendon se nëse ti nuk je tablon jetësore të tij ai ka me bo nam??? A dmth kjo që ai s’guxon prej teje se perndryshe e kish “kalle” këtu e aty. Tek e fundit ata një nanë veç e kanë e nuk i duhen dy…

Mbi kokë ska të drejtë me të ndjejtë askush, përjashto ndonjë infuzioni në rast nevoje.

P.S. Ka plot që nuk pajtohen me këtë veshtrim !

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Kadushe Nuhiu

(ZH)VESHJA NË VATRËN E DIJES

– Se çdo fillimviti shkollor fillojmë me një dozë më shumë euforie...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *