NË PRESHEVË ZYRA PËR TË RINJ JASHTË FUNKSIONIT

– Zyra për të rinj në Komunë e Preshevës, ka disa muaj që është jashtë funksionit. Ndërrimi i pushtetit lokal ka ndikuar që edhe udhëheqësit e kësaj zyre të ndërrohen. Por, edhe pse zgjedhjet kanë përfunduar para tre muajve, udhëheqësit e rinj të kësaj zyreje ende nuk kanë arrit që të fillojnë aktivitet e tyre. Gjatë fushatës parazgjedhore zyra ishte shndërruar në zyrë të Partisë Demokratike Shqiptare. Përfaqësuesit e PDSH-së, kanë mohuar të kenë bllokuar zyrën, ata kanë thënë se objektet publike vazhdojnë t`i shfrytëzojnë edhe subjektet tjera politike. Sipas Ilir Sadriut, anëtar i kryesisë së PDSH-së, Zyra për të rinj nuk kanë vendim adekuat për shfrytëzim e hapësirave të shtëpisë së kulturës.

Altin Boriçi, koordinator i zyrës për të rinj ka kërkuar që zyra të i kthehet rinisë, ndërsa ka ftuar rinin që ti bashkohen aktiviteteve për përmirësimin e gjendjes së saj.

Zyra për të rinj, ka një buxhet solid dhe disa burime për aktivitetet e saja, ndërkohë ajo ka për qëllim edukimin, socializmin dhe faktorizimin e të rinjve.

Zyra për të rinj në Preshevë, është themeluar në vitin 2009. Aktivistët e saj kanë dhënë një kontribut të veçantë në ngritjen e kapaciteteve të të rinjve përmes projekteve edukuese e sociale. Kjo zyrë ka luajt një rol të rëndësishëm në koordinimin e pritjes së refugjatëve sirian dhe të vendeve të ndryshme të Afrikës Lindore, gjë për të cilën ish koordinatorët e saj Agon Ajeti dhe Valon Arifi, nga OSBE janë shpallur personalitete të vitit. /Baki Rexhepi – RTK

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

“Presheva.com” kërcnon zëdhënësin e komunës së Preshevës

* Mbrëmë pas mesnatës pronari dhe kryeredaktori i portalit dhe shoqatës “Presheva.com”,...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *