KULTIVIMI I PAULOWNISË – DRURIT MBRETËRORË NË PRESHEVË

Paulownia rritet mjaftë shpejtë, ka dendësi të madhe dhe peshë të vogël, energjia e tij është shtatë herë me e madhe se e drurit të zakonshëm, nuk i duhet shumë kohë për tu zhvilluar dhe as toka nuk ka rëndësi për nga kualiteti i saj. E mira e tij, ndër të tjera është se ky lloj druri është mjaftë fitimprurës.

Rexhep Fejzullahu, është i pari që ka mbjell katër hektar të drurit të quajtur paulownia, apo druri mbretërorë. Ky dru është mjaftë i kërkuar në industrinë e makinave, anijeve, skive, mobilieve dhe elementeve dekorative, për shkak të karakteristikave të veçanta që ai i posedon.

Kultivimi i palaownisë kërkon angazhim dy vjeçar, më pas ky dru rritet me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë.

Në vitin e shtatë të jetëgjatësisë së tij një lisë i paulownisë, mund të jap deri në tri metra kub drunj me një çmim të garantuar në berëz prej 150euro për metër kub.

Në Luginën e Preshevës, janë të paktë bujqit që aktualisht e punojnë tokën, mbjellja e këtij druri do të ishte alternativa më e mirë në krahasim me lënien djerrina të tokës, vlerësojnë kultivuesit e drurit mbretërorë. /Baki Rexhepi – RTK

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

KRYETARI ARIFI SHKURTON ORARIN E PUNËS SË ADMINISTRATËS / FOTO

Kryetari i Preshevës përmes një postimi të vonshëm, në minutat e para të datës 21...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *