TRE PUNËTORËT E PARË NË PAGESAT RRUGORE NGA APN

* Ka kohë që po përgatitet hapja e pagesave rrugore në autostradën Preshevë-Bujanoc dhe më në fund duket se i ka ardhur koha të fillojnë së funksionuari. Sipas informatave që siAGORA NETWORK ka pranuar, hapja zyrtare e pagesave rrugore do të bëhet më 01 tetorë nga vetë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë fushatës parazgjedhore të gjitha partitë propagandonin se do të kërkojnë të rrisin përqindjen e të punësuarve të shqiptarëve në institucionet publike derisa ende nuk është hapur konkursi për punësimin e stafit të nevojshëm për funksionimin e pagesave rrugore. Pas një hulumtimi të platformës siAGORA NETWORK është kuptuar se tanimë tre persona shqiptarë nga Presheva po gjenden në trajnim për të punuar në pagesat rrugore në Preshevë,e sipas informacionit dy anëtarë të Forumi Rinor me inicialet L.J. dhe B.M. si dhe një nga Forumi i Gruas me inicialet D.H. nga ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM. 

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

EDICIONI I 6-të “PREFOTO” NESËR NDAN ÇMIMET

* Nesër në mbrëmje (e shtune, 19.11.2016) me fillim nga ora 19:00...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *