E VËRTETA E RRUGËS “15 NËNTORI” SKA TË BËJ ME KOMUNËN / DOKUMENT

* Me mbarimin e zgjedhjeve të fundit filluan edhe punimet në rrugën kryesore në Preshevë e njohur me emrin 15 Nëntori derisa në organin për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrugëve të Republikës së Serbisë “Rrugët e Serbisë” me emrin rruga shtetërore e rendit të parë B numër 42.

Pas deklaratave të bëra nga Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Preshevës në emisionin “Studio e hapur” në TVP, pasoi demantimi me dokumente nga Ilir Sadriu, ish-koordinatori i Zyrës lokale për zhvillim ekonomik, demantoi deklaratat e Arifit duke postuar dokumente dhe duke cekur projektet e fituara nga kjo zyre të cilat po realizohen nga pushteti ri.

Ne pyetëm ndërmarrjen publike “Rrugët e Serbisë” në kompetencën e të cilës janë të gjitha rrugët publike të Republikës së Serbisë për këtë çështje dhe në një mënyrë morëm përgjigjen se punimet në rrugën kryesore në Preshevë janë paraparë që nga fillimi i vitit me planin vjetor dhe planin operativ mujorë.

“Konkretisht, për punët që duhen kryer nuk është i nevojshme vendimi ose ndonjë shkresë nga organet e pushtetit lokal drejtuar ndërmarrjes publike “Rrugët e Serbisë”. Nuk posedoj me informacion se a ka pasur të tillë në këtë rast. “ thuhet mes të tjerash në përgjigjen e udhëheqësit të departamentit për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve, Mirko Stefanoviq.

Përveç tjerash udhëheqësi i departamentit me zyrën më të afërt në Nish shpjegoi se “Rikonstruimi i rrugës shtetërore të rendit të parë B numër 42 së fundmi është bërë në vitin 2007. Të gjitha punët e tjera janë kryer në përputhje me ligjin mbi rrugët publike neni 58, gjegjësisht është bërë mirëmbajtja e përhershme dhe mbrojtja e materialit rrugorë. Në vitin 2016 veç tjerash është bërë edhe përmirësimi i rrugës me zëvendësimin e shtresës së degraduar të asfaltit, në pjesën rrugore nëpër Preshevë.”

Kjo dëshmon edhe një herë që as Shqiprim Arifi e as Ragmi Mustafa nuk kanë të bëjnë asgjë me punimet në rrugët e nivelit shtetërore sepse të gjitha punimet dhe menaxhimi i tyre parashihet një vit përpara në planin vjetor dhe gjithçka është në kompetencat e ndërmarrjes publike “Rrugët e Serbisë”.

pergjigja-jprs

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

RIZA HALIMIT I BESOHET UDHËHEQJA E TRUPIT KOORDINUES

* Ka kohë që është përfolur që pas zgjedhjeve të fundit Trupi Koordinues...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *