ILIR SADRIU NGA PDSH DEMANTON KRYETARIN ARIFI / DOKUMENT

Gjatë emisionit të mbrëmshëm “Studio e hapur” në RTV Presheva, në të cilin kryetari i komunës së Preshevës po shpaloste raportin e punës në 100 ditët e para të qeverisjes lokale, mes të tjerash kryetari Arifi tha edhe një herë se pasi kanë dërguar kërkesë në NP “Rrugët e Serbisë” (JP “Putevi Srbija”) është rregulluar rruga kryesore në Preshevë, deklaratë që  po përsëritet me muaj të tërë por asnjëherë nuk u bë publike kërkesa e dërguar. Mirëpo Arifi gjithashtu tha kin se kjo ndërmarrje i kanë thënë se “Këso lloj kërkese nuk kanë pranuar asnjëherë nga komuna më parë”.

Kjo deklaratë ishte njëra ndër deklaratat kryesore nga ato të shumta të cilat kanë irrituar ish-koordinatorin e zyrës lokale për zhvillim ekonomik, z.Ilir Sejdiu njëherit anëtar i kryesisë së PDSH-së. Sadriu përmes një postimi në llogarinë e tij private në facebook publikon dy shkresat e Komunës të dërguara ndërmarrjes për menaxhimin e rrugëve shtetërore në vitin 2013 dhe 2015 që kanë të bëjnë me çështjen rreth rikonstruksionit të rrugës kryesore.

Përveç tjerash ish koordinatori i Zyrës lokale për zhvillim ekonomik në kuadër të vetëqeverisjes lokale, Ilir Sadriu nuk la pa prekur edhe temën rreth realizimit të projekteve të cilat janë fituar gjatë pushtetit të kaluar duke shkruar:  

ilirsadriufb“I kujtoj se Zyra për zhvillim ekonomik lokal është themeluar 8 vite më parë, pra në vitin 2008, ku numri i projekteve të fituara është mjaft I madhë, po u’a përmendi këto të fundit që jeni duke i realizuar falë angazhimit të zyrës për zhvillim:

  • projekti i kabllimit të rrjetit të tensionit të mesëm që shpie për Zonën Industriale (I fituar nga ministria e ekonomisë,)
  • projekti i përpiluar për përfshirjen e punëtorëve për punë publike, marrëveshjen të cilën e ke nënshkruar më 1 qershor me Entin për punësim
  • projekti i Sistemit Informativ Gjeografik (GIS), i fituar nga Progresi Evropian,
  • projekti i sanimit të institucioneve shkollore nga ana e Bankës Botërore dedikuar komunave të prekura nga fluksi i refugjatëve.

Postimin e plotë mundë të lexoni këtu. Ky është momenti i parë kur opozita e sotshme kundërshton publikisht dhe demanton me dokumente kryetarin e tanishëm të Preshevës Shqiprim Arifi. A nënkupton kjo që Partia Demokratike Shqiptare ka filluar të marrë veten pas kalimit të sajë në opozitë edhe pse doli e para në zgjedhjet e fundit do të shihet ditëve në vijim.

 14329930_10153675655076895_3512675485929344198_n14441158_10153675654981895_8425408453332639220_n

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Ekspozita “Takimi i Nëntorit” shndërron Luginën në vendtakim të artistëve shqiptarë

* “Takimi i Nëntorit” është emërtuar ekspozita e parë kolektive e cila...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *