KRYETARI ARIFI PRANON GABIMET & KRITIKAT PËR 100 DITËSHIN

– Me fillimin e muajit shtatorë qeverisja lokale në Preshevë e udhëhequr nga kryetari Shqiprim Arifi mbushi 100 ditët e para të saj. Me këtë rast pati reagime të shumta në drejtim të dështimit të qeverisjes lokale.

Një ndër shkrimet që shprehnin pakënaqësinë e progresit të bërë për 100 ditët e pushtetit lokale ishte edhe shkrimi nga Abdulla Ahmedi, autor në platformën siAGORA NETWORK, i cili ndër ato që i quan “dështime” në pikën e parë kishte shkruar për webfaqen e komunës.

Si duket kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka pranuar sinqerisht kritikat dhe menjëherë i është dhënë punës në përmirësimin e gabimeve me shpejtësi. Kjo shihet pasi që menjëherë pas publikimit të shkrimit, më datë 18 shtatorë 2016 rreth orës 20:00 është filluar të punohet në webfaqen zyrtare të Komunës së Preshevës.

Faqja e komunës së Preshevës është në funksion të informimit publik dhe rritjes së transparencës, por deri tash nuk ka qenë në funksion, gjë që gjithashtu ka hapur mundësinë për të kritikuar për mostransparencë të plotë nga udhëheqja lokale, por ky gjest i reflektimit të Kryetarit Arifi për të përmirësuar gabimet dhe gatishmëria për të pranurar kritikat e marra publikisht vlen të përshëndetet.

Klikoni këtu për të parë si do të duket faqja e finalizuar e Komunës së Preshevës që quhet TOWNPRESS.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

NUNS: TË ANULOHET KONKURSI I KOMUNËS SË PRESHEVËS PËR FINANSIMIN E MEDIAVE

* Shoqata e pavarur e gazetarëve të Serbisë (NUNS) ka publikuar një...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *