RTL.HR: TRAFIKIMI I REFUGJATVE MË FITIMPRURËS SE AI ME DROGË

* Me vazhdimin e ardhjes së refugjatëve trafikantët dhe kontrabandistët e tyre vazhdojnë të rrisin milionat. Kështu ka filluar teksti i cili përshkruan reportazhin e realizuar nga gazetarja Danka Derifaj për emisionin RTL Direkt që emitohet në njërin prej kanaleve kroate të rrjetit gjerman RTL.

Si duket rruga e refugjatëve mundë të mësoni nga kronika 7minutshe e kësaj gazetare e cila pas një pune të madhe hyri në zinxhirin e trafikantëve të refugjatëve. Reportazhi është krijuar bazuar në hulumtimin e gazetares kroate Danka Derifaj (Danka Derifaj) dhe operatorit Allen Megjiq (Alen Međić) pas kalimit të 2000 km.

Gazetarja ka hulumtuar sa para, cilat rrugë dhe si kalojnë refugjatët nga Bulgaria për në Evropën perëndimore duke u vendosur në pozitën e njëjtë me ta, duke kaluar kufijtë ilegalisht përmes trafikantëve.

Çmimi total nga Turqia deri në Gjermani do të ishte 8000 euro derisa njëri nga trafikantët e intervistuar ka thënë se 1800 euro kushton rruga Serbia në Austri. Kushti është që paratë duhen të paguhen në Turqi. Një pjesë e parave shpenzohet nëpër honorarët e trafikantëve, një pjesë tjetër në korruptimin e policisë kufitare thuhet në raportimin e RTL.

Me mbylljen e rrugës së Ballkanit për migrantët të njohur me emërtimin “BallkanRuta” dhe rritjes së kontrollit të kufijve të gjitha rrugët për refugjatët vështirësohen e edhe ato përmes shtatit Bullgar. Malet dhe pyjet rreth qytetit të Pirotit në kufiri juglindorë të Serbisë me shtetin Bullgar, është njëra ndër rrugët e rralla të mundshme për refugjatët, raportohet në këtë storie. Mirëpo, me zvogëlimin e rrugëve të mundshme edhe refugjatët mbeten me më pak para, më pak para për trafikantët.

Për më shumë shihni kronikën e përgatitur e të transmetuar në televizionin kroat RTL në gjuhën kroate.  // Vjesti.HR

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Lugina në vitin 2016, sfidat për vitin 2017 !?

* Duke filluar nga dita e nesërme, platforma e diskutimeve online “siAGORA...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *