RIZA HALIMIT I BESOHET UDHËHEQJA E TRUPIT KOORDINUES

* Ka kohë që është përfolur që pas zgjedhjeve të fundit Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të udhëhiqet nga shqiptarët duke u përfolur emri i ish deputetit Riza Halimi, njëherit kryetar i Partisë për Veprim Demokratik.

Sipas burimeve të platformës “siAGORA Network” ky vendim tashmë është marrë dhe udhëheqja e Trupit Koordinues për Luginën e Preshevës do të i besohet kryetarit të PVD-së, z.Riza Halimi. Vendimi pritet të zyrtarizohet dhe publikohet ditëve në vijim.

Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është organ administrativ-ekzekutiv që nga fillimi i tij ka rolin e urës lidhëse mes Luginës së Preshevës dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë. Ky organ ka për qëllim të zhvillojë dhe avancojë këto komuna si në spektrin e qëndrueshmërisë ekonomike, gjithashtu edhe në spektrin politik, atë të sigurisë  duke përmirësuar standardet e respektimit të drejtave të njeriut, pakicave kombëtare, të drejtat dhe liritë fetare, politike dhe të tjera.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Trashigima kulturore e Preshevës në Top Channel

Shpërndaje me të tjerët...FacebookTwitteremailPrintLinkedinTumblr
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *