REGJISORI SAQIPI KRITIKON KRYETARIN E PRESHEVËS DHE ZËVENDËSIN E TIJ

– Përmes një postimi në llogarin private, regjisori i njohur nga Presheva Kastriot Saqipi ka kritikuar kryetarin e Preshevës Shqiprim Arifi dhe zëvendësin e tij Xhelal Memetin. Ai me këtë postim mes të tjerash ka shkruar miqsisht po ja them jo ne komun, do ta shendrroni popullin ne lypsar, parazit dhe kriminel”.

Me këtë rast duke mos mohuar veprimtarinë humane të z.Arifi dhe z.Memeti, regjisori Saqipi ka përkujtuar udhëheqësit e komunës së Preshevës se organizatat joqeveritare miren me humanitet dhe aktivitete humanitare duke kërkuar nga ata të miren me probleme serioze me të cilat ballafaqohet Presheva e që nga z.Saqipi është theksuar ngritja e mirëqenies së qytetarëve përmes mundësive të ndryshme ekonomike.

Reagimi i regjisorit nga Presheva Kastriot Saqipi i cili jeton dhe vepron në Prishtinë ka postuar këtë kritikë në llogarinë e tij private në facebook një ditë pas aktiviteteve të kryetarit dhe zëvendësit të tij me gjatë ditës së parë të Kurban Bajramit.

Postimi i plotë i Kastriot Saqipit në facebook ishte ky: Kryetari edhe zv.kryetari i Presheves duhet te ndaljojn me dhenjen e ndihmave humanitare, ata duhen te krijojn mundsi tjera ekonomike per ta ngritur mirqenjen e qytetarve, organizatat jo qeveritare mirren me humanitet, un edi qe ju dyt mirreni me humanitet por shum miqsisht po ja them jo ne komun, do ta shendrroni popullin ne lypsar, parazit dhe kriminel”

kasa

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Themelimi i APN, lidhja me QSA dhe bashkëpunimi me shtetin / DOKUMENT

* Si është planifikuar dhe në çfarë etapa ka kaluar themelimi dhe...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *