Muhoci fshati qe e ndan kufri mes Kosovës dhe Serbisë

– Janë nisur për Bujanoc, por për të shkuar atje duhet të kalojnë nëpër Karaçevë e Kamenicë për të arritur tek Dheu i Bardhë, vendkalimi kryesor kufitarë, e më pas në Bujanoc. Kjo sepse rruga Muhoc – Bujanoc është e pakalueshme.

Kufiri shtetëror që ndanë Kosovën nga Serbia, e ndanë për gjysmë edhe fshatin Muhoc që gjendet në veri perëndim të komunës së Bujanocit.

Problem mjaftë serioz krahas sigurisë, papunësisë, infrastrukturës jo të mirë është edhe transporti. Shumë qytetarë nuk janë në mundësi që të kenë automjetet e tyre, ndërkohë autobusi nuk lejohet të hyj në fshat sepse vjen nga Kosova.

Në kushtet e izolimit të këtillë fshati gjithnjë e më pak mbetet i banuar me të rinj, ankohen banorët.

Përmirësimi i rrugës, mundësia e qarkullimit të lirë dhe investimet në këtë pjesë të Malësisë së Bujanocit, do të shtonin shpresën që këta banorë të paktë të mbetën në vatrat e tyre, vlerësojnë muhocasit. /Baki Rexhepi – RTK

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

KTV: Kalaja e fisit Dardan në Preshevë

Shpërndaje me të tjerët...FacebookTwitteremailPrintLinkedinTumblr
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *