70 mijë € donacion në veshmbathje për nxënësit në Preshevë

– Ndalimi i refugjatëve sirian dhe të vendeve të Afrikës Lidnore, në ballkan, të cilët kalonin nëpër Preshevë, ka ndikuar që shumë shoqata humanitare të stacionuara këtu, të ndërpresin misionin e tyre dhe të largohen drejtë vendeve të tjera.

Gllobal Medika, një organizatë Kanadeze, në largim e sipër ka lënë mbi 70 mijë euro donacion në veshmbathje për nxënësit e shkollave fillore të Luginës.

“Pasi përfunduan misionin e tyre,të gjitha ndihmat humanitare të mbetura do të shpërndahen nëpër të gjitha shkollat në Preshevë, në koordinimin e përbashkët me shoqatën “Dituria”  tha Blerim Miftari, koordinator në Global Medika.

E, Nexhmedin Ademi, drejtor i Shoqatë Kulturore “Ditura”, është shprehur i kënaqur për përfshirje në këtë projekt human.

“Ka qenë donacion për refugjatët, misioni ka përfundua, dhe dakordimi  i të dy anëve ka qenë që këto ndihma të i shpërndahen popullatës vendore. Unë falënderoj Global Medik që na ka zgjedhur neve për partner dhe jam i bindur se së bashku do ta kryejmë punën nga e cila do të jetë në shërbim të fëmijëve tanë” tha Nexhmendin Ademi – drejtor i Shoqatës Kulturore “Ditura” në Preshevë

Ndihmat në veshmbathje, janë pa dyshim më se të nevojshme në këtë fillim viti shkollorë, ka thënë Gafur Hysnei, drejtor në shkollën fillore “Abdullah Krashnica” në Miratoc, vendbanim nëpër të cilin kanë kaluar mijëra refugjatë.

Organizatat e shumta humanitare, përveç ndihmës për refugjatët, për disa muaj kanë angazhuar shumë të rinj nga Lugina e Preshevës, një pjesë e tyre në përfundim të misionit kanë lënë donacione si ky i Global Medikas. / Baki Rexhepi – RTK

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

KRYETARI ARIFI PRANON GABIMET & KRITIKAT PËR 100 DITËSHIN

– Me fillimin e muajit shtatorë qeverisja lokale në Preshevë e udhëhequr...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *