Komuna e Bujanocit me kinema 3D

– Drejtori i porsaemëruar në shtëpinë e kulturës në Bujanoc Jetmir Ismaili, në një intervistë për portalin Titulli është shprehur se përkrah të rinjtë në aktivitetet e tyre dhe se do krijohen programe të reja e manifestimet që i dedikohen qytetarëve të Komunës së Bujanocit duke premtuar kinematografi moderne deri në filma 3D.

 “Kinemaja po funksionon duke i ofruar qytetarëve filma nga zhanre të ndryshme kinematografike  si dhe në bazë të kërkesave të vizitorëve mundemi të shfaqim edhe filma nga teknologjia 3D. Deri më tash që nga futja në funksion të teknologjisë për shfaqjen e filmave kinemanë e kanë vizituar 474 vizitor”, deklaroi drejtori i porsaemëruar Ismaili.

“Planet e Shtëpisë  së Kulturës për  të ardhmen janë që rinia e Bujanocit të ketë sa më  shumë aktivitete kulturore tha drejtori i shtëpisë së kulturës “Vuk Karaxhiq” tha në intervistën e dhënë për portalin Titulli, përmes të cilës ftoi të gjithë ata të cilët kanë ide për ndonjë aktivitet  kulturor duke dëshmuar gatishmëri bashkëpunim me të gjithë qytetarët pa marrë parasysh nacionalitetin.

Intervistën e plotë të drejtorit të ri të shtëpisë së kulturës “Vuk Karaxhiq” mundeni ta lexoni këtu.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Lugina në vitin 2016, sfidat për vitin 2017 !?

* Duke filluar nga dita e nesërme, platforma e diskutimeve online “siAGORA...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *