(ZH)VESHJA NË VATRËN E DIJES

– Se çdo fillimviti shkollor fillojmë me një dozë më shumë euforie nga ana e prindërve, të cilët për herë të parë i nisin fëmijët në shkollë,kujdesen deri në detajin e fundit që fatosat dhe yllkat e tyre të duken sa më bukur, harxhojnë dhe ca monedha më shumë krejt kjo vetëm për anën estetike…libra, fletore, çanta nuk i përkasin “bukurisë”.

Mësuesit e tyre edhe ata secili sipas shijes së vet vishet me tesha kush “firmato” kush më të lira duke mos iu përshtatur asnjë lloj etike që duhet të vihet në pah kodi i veshjes, nuk respektohet nga një numër i konsiderueshëm i edukatorëve, mandej kjo reflektohet edhe te çdo nxënës dhe zbaton këtë thënjen “DUKE PARË E DUKE BËRË”.

Mendoj që mësimdhënësit tanë të dashur duhet të kenë më shumë kujdes në veshje , të jetë ajo e përshtatshme, të reflketoj te nxënësi pastërti dhe modesti, shembull që duhet medoemos të ndjek nxënësi i tyre, të kenë respketin më të kosideruar për prindërit të cilët ju kanë besuar më sublimen( fëmijët e tyre) të kenë nën kujdesin e juaj,të marrin më të mirën e mundshme që ju ia ofroni: dijen ,arsimimin dhe edukimin , që ata të jenë shembulli i duhur për shoqërinë…andaj mësues/e të dashur kjo gjë varet nga ju. Fëmijët e komunës sonë duhet të kenë një uniformë të njejtë me llogo të shkollës përkatëse për krejt shkollat fillore. Mendoj se në të gjitha dyqanet e veshmbathjes duhet të shiten këto tesha, jo m’i qep apo me shku m’i ble në filan vendin por të gjithë m’i pasë në dispozicion; mandej mbetet zgjedhje e prindërve, dikush i blen teshat e 5 eurove, dikush të 10-ve e kush ka edhe të 100-ve le ti blen. Një palë pantollona/fund me këmishe të bardhë, këpucë të zeza dhe setra.

Komuna apo shkolla ishin liruar prej kësaj ngarkese dhe fëmijët do të dukeshin më bukur, të gjithë të njejtë dhe lehtë të dallueshëm se janë fillorista.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga Kadushe Nuhiu

BURRAT PENG TË GRAVE

Si po trajtohen sot burrat? Ka çdo lloj burri dhe çdo lloj...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *