KONTESTOHET MEMORANDUMI PËR PËRKTHIMIN E LIBRAVE / DOKUMENT

20160809

Më 27 korrik gjatë një debati televiziv në emisionin Rubikon të KTV-së, u zyrtarizua që Kryetari i komunës së Preshevës kishte iniciuar dhe po punonte intensivisht në nënshkrimin e memorandumit për përkthimin e librave. Sipas burimeve të “rrjetit siAGORA” kjo mënyrë e zgjidhjes së problemit të teksteve nuk kishte gjetur përkrahjen e partnerëve të koalicionit në Preshevë.

Pas më pak se 15 ditë nga promovimi i idesë për zgjidhjen e librave, më 08 gusht 2016 u nënshkrua “Memorandumi për bashkëpunim në çështjen e teksteve në gjuhën dhe alfabetin shqip” nga përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe Institutit për tekste shkollore. Në kuadër të listës së teksteve që duhen përkthyer janë 35 libra shkollore mes të cilave edhe 4 librat për lëndën e historisë.

Edhe pse u Kryetari i Preshevës, z.Arifi mburrej me nënshkrimin e memorandumit, pas nënshkrimit, me të filluar reagimet negative nga shoqëria, opinionistët, politikan gjithashtu ky memorandum filloi të kontestohet nga vetë iniciuesi dhe nënshkruesi i saj.

“Lista që u është dërguar nga KNSH ministrisë së arsimit, është lista e lëndëve që KNSH mendon se nxënësit shqiptarë duhen t’i kenë në të ardhmen afatmesme e afatgjatë në bankat e tyre, e që nuk nënkupton se të njëjtat edhe do përkthehen bukvalisht nga gjuha serbe.” është shkruar nga z.Arifi në faqen zyrtare në facebook.

20160815-knsh-ministriaDerisa nga KNSH përmes një shkrese të lëshuar më 15.08.2016 në drejtim të Ministrisë së Arsimit në Beograd mes tjerash është kërkuar që “Për të gjitha tekstet shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe e që prekin identitetin dhe kulturën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka propozuar që këto tekste shkollore të sigurohen nga Republika e Shqipërisë dhe Kosova.”

Reagimi i radhës ka qenë nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, ish deputeti Riza Halimi, ku në deklaratën e 26 vjetorit të PVD-së ka shkruar ” Në fillim u refuzua kategorikisht, e më pas pa menduar fare u nënshkrua marrëveshja e KNSH-së me Ministrinë e Arsimit në Beograd për përkthimin e teksteve mësimore vetëm për shkollat fillore në gjuhën shqipe, e cila këto ditë po kontestohet njëanshëm nga KNSH. Është e qartë se kemi të bëjmë me çështje shumë të rëndësishme me ndjeshmëri të jashtëzakonshme, që kërkon zgjidhje urgjente. Mirëpo në këtë drejtim është e domosdoshme të sigurohet qasje serioze dhe profesionale, që nënkupton eliminimin e të gjitha kalkulimeve dhe manipulimeve të deritanishme politike.”

Sipas memorandumit të nënshkruar afati për të u përkthyer dhe lekturuar librat e paraparë me nenin 3 të këtij memorandumi është 90 ditë nga dita e nënshkrimit.

Për të lexuar marrëveshjen e plotë klikoni këtu.

Shpërndaje me të tjerët...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Email this to someone
email
Print this page
Print
Share on LinkedIn
Linkedin
Share on Tumblr
Tumblr
Më shumë nga siAGORA NETWORK

Ekspozita “Takimi i Nëntorit” shndërron Luginën në vendtakim të artistëve shqiptarë

* “Takimi i Nëntorit” është emërtuar ekspozita e parë kolektive e cila...
Lexo më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *